Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës paqësore të thirrur nga opozita pasditen e sotme, ku deputeti i opozitës Gazment Bardhi është përballur me forcat e policisë të vendosura në terren, të cilët sulmuan protestuesit edhe pse këta të fundit nuk i dhanë asnjë shkak.
Deri në ato momente protesta ishte e qetë dhe pa incidente, por situata ndryshoi kur efektivët bllokuan lëvizjen e protestuesve.
Bardhi akuzoi forcat e rendit se po zbatojnë urdhra të paligjshëm dhe po provokojnë një protestë paqësore.
"Në cilin vend të botës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Pse provokoni?" u shpreh Bardhi, duke vënë në dyshim ligjshmërinë e veprimeve të policisë dhe duke pyetur se nga kush i marrin urdhrat.
Bardhi: Po në ç'vend të botës del policia marshin protestës paqësore? Në cilin vend të botës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhërat ju? Çfarë po bllokonte që ju ka nxjerrë ju këtu? Ajo ishte protesta paqësore, për çfarë e provokoni protestën?
Po pse e bllokoni rrugën? Pse provokoni? Pse provokoni? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm? Shkoni arrestoni Belinda Ballukun, Edi Rama dhe ata që kanë vjedhur shqiptarët! Jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit!
© SYRI.net