Një ngjarje skandaloze është denoncuar nga PD Dega 6 në Tiranë, ku qytetarët po pengohen nga Policia e Shtetit të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita në orën 19:00 përpara Kryeministrisë.
Në deklaratën për media bërë nga selia blu, kryetarja e degës 6 Tiranë, Onelda Zefi, denoncoi një akt të hapur terrori policor dhe veprim mafioz të ndodhur sot në Kombinat, ku një patrullë policie ka ndaluar në mesditë Ernest Kapon, pa shpjegime, pa arsye dhe në mënyrë të paligjshme.
‘Sot në mëngjes një patrullë e Komisariatit 6 është shfaqur në banesën e z. Kapo, duke i kërkuar që të mos dalë në protestën e sotme të opozitës në orën 19.00. Disa orë më vonë policë të të njëjtit Komisariat e kanë ndaluar në Kombinat, kur ka dalë nga shtëpia për punët e veta si çdo qytetar’, deklaroi Zefi.
‘Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kombinatit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të na bashkohen në orën 19.00, edhe në emër të Ernestit dhe të gjithë atyre që policia dhe qeveria i përndjekin, intimdiojnë, mbitaksojnë, u bien në qafë dhe nuk i mbrojnë, siç është detyrimi i çdo qeverie për çdo qytetar’, përfundoi deklatën kryetarja e PD Dega 6 Tiranë.
DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E DEGËS 6 TIRANË, ONELDA ZEFI
Një akt i hapur terrori policor dhe veprim mafioz ka ndodhur sot në Kombinat. Një patrullë policie ka ndaluar në mesditë Ernest Kapon, pa shpjegime, pa arsye dhe në mënyrë të paligjshme.
Ndalimi i tij nuk ka qenë i rastësishëm. Sot në mëngjes një patrullë e Komisariatit 6 është shfaqur në banesën e z. Kapo, duke i kërkuar që të mos dalë në protestën e sotme të opozitës në orën 19.00.
Disa orë më vonë policë të të njëjtit Komisariat e kanë ndaluar në Kombinat, kur ka dalë nga shtëpia për punët e veta si çdo qytetar.
Ndalimi i z. Kapo është alarmant dhe i papranueshëm, jo vetëm si cënim i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, por edhe për faktin se ai ka probleme shëndetësore.
Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk të policisë politike të Edi Ramës dhe hyzmeqarëve të tij, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Kapo.
Asnjë përpjekje mafioze nuk e ndal opozitën të demonstrojë në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Përpjekjet për frikësim të opozitës dëshmojnë frikën që ka kapur narko-qeverinë.
Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kombinatit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të na bashkohen në orën 19.00, edhe në emër të Ernestit dhe të gjithë atyre që policia dhe qeveria i përndjekin, intimdiojnë, mbitaksojnë, u bien në qafë dhe nuk i mbrojnë, siç është detyrimi i çdo qeverie për çdo qytetar.
© SYRI.net