'Për të rrëzuar qeverinë e korruptuar!' Demokratët e Beratit nisen drejt Tiranës

'Për të rrëzuar qeverinë e korruptuar!' Demokratët e Beratit nisen drejt Tiranës

15:43, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Demokratët e qarkut të Beratit nisen drejt Tiranës, të marrin pjesë në protestën e sotme para kryeministrisë.

"Ka 1001 arsye për të protestuar pasi sot çmimet e shportës kanë arritur majat, shtresa e mesme dhe e ulët nuk arrin të përballojë ekonomikisht fundin e një muaji. I bëjmë thirrje qytetarëve beratas të bashkohen në protestë, për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar", tha Sekretari politik i PD-së Berat,Oltion Merdari.

Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur sot drejt protestës së Partisë Demokratike në Tiranë. Si në çdo protestë tjetër,edhe sot, dega e Partisë Dmeokratike Berat ka organizuar nisjen e protestuesve drejt Tiranës, ndërkohë që edhe 4 degët e PD-së në Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan kanë bërë të njëjtën gjë.

Rreth 110 automjete janë nisur vetëm nga rrethi i Beratit, ndërkohë që në rang qarku janë nisur mbi 162 automjete me demokratë, që do t'i bashkohen protestës që zhvillohet pasditen e sotme në Tiranë, përpara Kryeministrisë.

Ata janë nisur drejt Tiranës me mjete të vogla private, duke ndjekur të njëjtën formë organizimi të përdorur edhe në protestat e mëparshme.

Nisja e tyre është kryer në dalje të qytetit, në Moravë, ku shume makina janë grumbulluar para nisjes.

Nga dega e PD-së Berat konfirmohet se shumë demokratë të tjerë janë nisur përgjatë ditës me autobuza dhe mjete të tjera të transportit interurban.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco