'Falsiteti pa kufi i kreut të bashkisë', Boçi: Veliaj me 13 akuza pritet si në piknik, Meta trajtohet si kriminel...

15:34, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar ashpër standardin e dyfishtë të drejtësisë shqiptare, duke vënë në pah kontrastin flagrant mes trajtimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Sipas Boçit, pamjet e Veliajt të rrethuar nga simpatizantë dhe personalitete publike para gjykatës ishin një “shfaqje e shëmtuar” dhe e mirorkestruar, që dëshmon për një drejtësi thellësisht të politizuar.

Boçi e cilësoi situatën si “artificiale” dhe “të axhustuar”. Sipas tij, i gjithë skenari ishte një manovër PR-i e dizenjuar për të përcjellë mesazhin publik se kryebashkiaku gëzon mbështetje të gjerë dhe se ndaj tij po bëhet një padrejtësi. “Është një shfaqje e shëmtuar që turpëron më shumë zotin Veliaj”, deklaroi deputeti demokrat.

Në qendër të kritikës së Boçit qëndron ajo që ai e quan “drejtësi me dy standarde”. Ai vuri përballë atmosferën festive për Veliajn me trajtimin e ashpër ndaj ish-presidentit Meta. “Trajtimi i zotit Veliaj duket sikur po vjen nga një piknik i gëzueshëm, ku i mungonin vetëm tufat me lule, ndërsa brutaliteti me të cilin trajtohet zoti Meta është krejtësisht jashtë standardeve humane dhe të drejtësisë. Zoti Meta ishte në kafaz, ndërsa Veliaj dukej si një personazh ende në detyrë”, u shpreh Boçi.

Arnold Kariqi: E nisim pak me pamjet që pamë në gjykatën administrative të kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj i cili ishte i rrethuar nga simpatizantë, i takonte njëri pas tjetrit. Ndërkohë, një pamje shumë e ndryshme nga ajo që pamë ish-presidentin e Republikës, ish-kryeministrin, zoti Meta. Pikë së pari, çfarë shije ju la edhe prania e tyre, takimi me Veliajn, por dhe aktorit Drenika i cili e puthi në ballë, madje i ofroi që mund të bënte burg për të.

Luçiano Boçi: Po tani, çfarë s'po shohim ne, po gjëra të çuditshme ndodhin ndonjëherë. Dhe në fakt, duhet të ruajmë këtë qetësinë edhe të mënyrës së të shprehurit. Ndihet që zoti Veliaj gjithmonë e ka përdorur këtë pjesën e PR-it të vet dhe situata aty është e axhustuar, është e e rregulluar, se unë shoh dhe njerëz të tjerë domethënë që gjoja shpërndajnë mendim mediatik, që bëjnë gjeste dhe gjoja japin mbështetje. Dhe situata është shumë artificiale, por që kërkon edhe të japë edhe mesazhe publike, sepse ky është qëllimi kryesor, të japë idenë që ky zoti Veliaj, tashmë i burgosur, ka një mbështetje nga shumë aktorë, nga shumë faktorë, nga publiku dhe që ndaj tij duket që po realizohet një lloj padrejtësie përderisa ekziston edhe kjo mënyrë, të themi, e rrethimit të tij nga njerëz që kanë edhe një lloj fashinoje publike dhe të cilën ai e ka shfrytëzuar dhe vazhdon ta shfrytëzojë deri në fund dhe duke qenë në një situatë të tillë, nejse, kjo turpëron më shumë zotin Veliaj sesa zotin Ndrenika, nuk do e thoja fare sepse është një shfrytëzim i emocioneve të njerëzve. Ndërsa, pamjet e ndryshme, tregojnë pamjet e ndryshme të drejtësisë, jo pamjet e ndryshme të sallave apo të personazheve të caktuar. Është ajo drejtësia e famshme, drejtësia me dy standarde, mënyra se si trajtohet një ish-president dhe mënyra se si trajtohet një ish-kryebashkiak i pushtetit. Dhe kontrasti këtu flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse brutaliteti me të cilën trajtohet zoti Meta është krejtësisht i papranueshëm, krejtësisht jashtë standardeve humane dhe të drejtësisë, ndërsa kemi një panoramë tjetër, trajtimi i zotit Veliaj duket sikur po vjen nga një piknik i gëzueshëm dhe është futur rastësisht në një sallë gjyqi ku para i kanë dalë simpatizantë që vetëm tufa me lule mungoka. Dhe ndoshta dhe ajo do ishte ose është për shfaqur në forma të tjera. Pra është një shfaqje e shëmtuar në atë pjesën se si ka dashur të përcillet në publik dhe mënyra se si është interpretuar kjo shfaqje. Dhe do thoja që kjo duhet të ngjallë reagim në fakt.

Arnold Kariqi: Interesante, Veliaj edhe në burg nuk heq dorë nga shfaqjet?

Luçiano Boçi: Po, sepse e ka si duket pjesë organike të ekzistencës së vet, jo thjesht të ekzistencës politike, por e ka dhe të ekzistencës njerëzore. Falsiteti në fakt tek shumë njerëz ka një masë të caktuar, por te zoti Veliaj ka një pafundësi së cilës nuk mund t'ia gjesh kufirin. Edhe në situata kur nuk është i nevojshëm, por ai e përdor në mënyrë eksponenciale dhe në situata kur ndoshta duhet, në ato situata që ka qenë në angazhim politik dhe ai si duket ngatërron ambientet politike me sallat e gjyqit dhe në fakt edhe mënyra e lirshme me të cilën sillet, ndërkohë që ka rregulla. Zoti Meta ishte në kafaz, zoti Veliaj duket si një personazh që ende është në detyrë dhe takon njerëzit e tij aty, ka dhe ish të punësuar, të punësuar që i rrinë nga pas apo njerëz politikë që i shprehin atij mbështetjen. Dikush që mund ta shohë, domethënë mund ta ngatërrojë me një sallë konferencesh në fakt, pavarësisht se është logoja, është vendi ku rrinë gjyqtarët. Pra, ka këto standardet e mënyrës së trajtimit vazhdojnë dhe në qoftë se vazhdojmë me arsyetimin dhe thellohen akoma më shumë. Dhe në fund fare, konkluzioni është ai konkluzion që vjen përsëri nga ai qytetari që e sheh këtë shfaqje, i cili ndoshta në një formë apo një tjetër e ka parë një sallë gjyqi, qoftë live, qoftë edhe në transmetimet televizive, dhe kupton qartazi që drejtësia në Shqipëri është tashmë drejtësi politike, nuk është vetëm selective. Selektiviteti ka nivele të ndryshme, është politike sepse selekton vetëm politikisht. Një trajtim dashamirës ndaj një personi i cili ka akuzë të qartë, i cili ka intimiduar dëshmitarët, i cili është përpjekur gjithmonë të ushtrojë presion edhe ndaj prokurorëve, por edhe ndaj procesit gjyqësor që ka tani. Dhe ndërkohë një figurë tjetër politike, ndaj të cilit nuk ka akuza konkrete, dhe i cili trajtohet sikur të jetë një kriminel….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco