Protesta e thirrur nga opozita mbrëmjen e kësaj të premte, 8 maj, ka mobilizuar edhe strukturat e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë.
Burime nga degët lokale bëjnë me dije se drejt protestës pritet të nisen rreth 500 mbështetës nga Vlora dhe Selenica.
Mësohet se pjesëmarrësit do të udhëtojnë me makina private, ndërsa grumbullimi është parashikuar të bëhet në hyrje të qytetit të Vlorës, ku nisja do të jetë rreth orës 15:00.
Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e protestës kombëtare mbrëmjen e kësaj të premte, e cila pritet të jetë masive me pjesëmarrjen e qindra - mijëra qytetarëve anembanë vendit.
© SYRI.net