Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka me anë të një mesazhi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve, që t’i bashkohen protestës së opozitarëve në orën 19:00 kundër narkoshtetit.
Noka shprehet se, tani është koha për t’i dhënë fundin e merituar këtij regjimi.
‘E vetmja forcë për të ndryshuar këtë realitet janë opozitarët e këtij regjimi, denoncuesit e tij që prej ditës I, kur sekti rilindja mori kontrollin mbi pushtetet’, thuhet në reagimin e Nokës.
Reagimi i plotë:
Sot, në orën 19:00, opozitarët e këtij narkoregjimi do të protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
E vetmja forcë për të ndryshuar këtë realitet janë opozitarët e këtij regjimi, denoncuesit e tij që prej ditës I, kur sekti rilindja mori kontrollin mbi pushtetet.
Është koha t'u japim një fund të merituar.
Asnjë hap mbas tani që janë në rrokullimë.
© SYRI.net