Berisha: Dënoj censurën e urdhëruar nga qeveria për raportin e PE-së! Mediat fikën sinjalet e tyre kur...

12:23, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha denoncoi sot censurën thuajse të plotë nga media ndaj raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, me urdhër të qeverisë Rama.

Në konferencë për median. Berisha tha se raporti më i rëndësishëm i vitit për Shqipërinë është mbajtur jashtë vëmendjes publike dhe nuk i është dhënë hapësira e plotë në debatin politik.

Ky qëndrim, kjo censurë e urdhëruar nga zyra e kryeministrit, vjen në kundërshtim flagrant me interesat e vërteta, themelore dhe kryesore të qytetarëve shqiptarë, thekson Berisha.

Raporti i miratuar nga Parlamenti Europian, i cili bazohet në gjetje të misionit faktmbledhës të zhvilluar në Shqipëri, ngre shqetësime serioze për gjendjen e demokracisë dhe zhvillimet institucionale në vend.

Gjithashtu, Berisha ka ngritur shqetësimin se gjatë seancës parlamentare ku u trajtua raporti, transmetimi mediatik i diskutimeve të opozitës është kufizuar, duke mos pasqyruar, sipas tij, plotësisht debatin e zhvilluar në Kuvend.

Deklarata e plotë:

Së pari, denoncoj censurën thuajse të plotë, të urdhëruar nga qeveria të raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti më i rëndësishëm i vitit për Shqipërinë.

Raport, i cili u miratua pas diskutimeve të gjera bazuar në faktet, dokumentet, informacionet që ky Komision disponon nga burime të shumta, por kësaj radhe bazuar në faktet, dokumentet, opinionet e mbledhura nga misioni faktmbledhës i këtij Komisioni, që vizitoi Shqipërinë dy muaj më parë.

Ky qëndrim, kjo censurë e urdhëruar nga zyra e kryeministrit, vjen në kundërshtim flagrant me interesat e vërteta, themelore dhe kryesore të qytetarëve shqiptarë.

Ky qëndrim do t’u fshehë qytetarëve shqiptarë ato të vërteta që janë jetike, që shqetësojnë sot Parlamentin Europian, shqetësojnë vendet anëtare.

Zhvillimet dhe shkarjet demokratike në Shqipëri.

Tejet e rëndë, gjatë seancës parlamentare ku deputetët e opozitës në të gjitha diskutimet e tyre trajtuan raportin, sinjalet në media u fikën si me një çelës të përbashkët dhe ato diskutime nuk u transmetuan gjerësisht si të tjerat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco