Qindra qytetarë edhe nga Korça nisen për protestën e opozitës

Qindra qytetarë edhe nga Korça nisen për protestën e opozitës

11:37, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e thirrur nga opozita ditën e sotme ka mobilizuar edhe strukturat e Partisë Demokratike në qarkun juglindor. Sipas komunikimeve me degët lokale, drejt protestës janë nisur afro 600 persona, ndërsa organizimi është bërë me mjete private.

Nga dega e Partisë Demokratike në Korçë janë nisur mbi 200 persona. Po aq mbështetës , pra 200 persona raportohet të jenë organizuar edhe nga dega e Partisë Demokratike në Maliq.Ndërkohë, nga Pogradeci janë nisur mbi 80 persona, ndërsa nga Devoll mbi 50 persona. Pjesë e organizimit kanë qenë edhe strukturat e Kolonjë, prej nga janë nisur mbi 30 persona drejt protestës.

Sipas burimeve nga degët lokale, nisja e pjesëmarrësve është bërë jo e koordinuar ku një pjesë janë nisur në orët e para të mëngjesit dhe një pjese do nisen dhe në orët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco