Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar shqiptarët në protestën e 8 majit, në kryeqytet.
Në deklaratën e dhënë për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha tha se protesta e së premtes, do të jetë zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve, në emër të interesave më të mëdha të çdo individi, të çdo familjeje dhe të vendit në tërësi.
I pyetur mbi detajet e protestës, që PD e konsideron paqësore, Berisha dha këtë deklaratë për gazetarët: ‘Tani do shpaloset kundërshtari, nuk mund ta mësojë tani online skenarin tonë.’
'Ndaj edhe të dashur qytetarë, qytetare, nesër mbasdite në ora 7:00, të gjithë në Tiranë. Është kryengritja jonë, është zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve, në emër të interesave më të mëdha të çdo individi, të çdo familjeje, të vendit në tërësi', u shpreh Berisha.
Gazetarët: Z. Berisha, do të jetë e njëjta protestë si herët e tjera, pra marshim në disa institucione apo do të jetë një…
Berisha: Tani do shpaloset kundërshtari, nuk mund ta mësojë tani online skenarin tonë. Faleminderit! Mirupafshim
© SYRI.net