Nga jashtë sallës së Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha u bërë me dije shqiptarëve se çmimin e lartë të naftës e kanë dhuratë nga kryeministri Edi Rama.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në deklaratën per mediet, Berisha tha se qytetarët janë të detyruar ta paguajnë naftën, 7 herë më shtrenjtë se gjermanët.
‘E vërteta është që Gjermania e ka 45% të çmimit. Shqipëria e ka gjer në 55% të çmimit’, u tha Berisha gazetarëve.
Gazetarët: Z. Berisha, pak çaste më parë nga salla e seancave plenare ju kemi parë duke komunikuar me deputetin socialist Erion Braçe. Me thënë të drejtën, pamje që rrallë ndodhin.
Sali Berisha: Jo, shumë e vërtetë, shumë e vërtetë. Braçe tha se Gjermania... sepse Braçen, pse e hoqi ajo andej? Nga Myzeqeja? Se Braçe në vend se të fillonte grevë urie aty për fermerët, rrinte dhe në një mënyrë e turbullonte, e fajin e qeverisë për çmimin e naftës. Tani, edhe ju jeni gazetarë, çmimi i naftës në Shqipëri, taksa mbi çmimin e naftës, mbi litrin e naftës, është absolutisht ndër më të lartit në Europë dhe në botë, në mos më e larta.
Gazetarët: Po pse nuk ia sugjeruat grevën e urisë, z. Berisha?
Sali Berisha: Prit një minutë, se ai e kishte protagonizmin, se ai beson se është protagonist. Po unë nuk bëj hipokrizi. Unë u them shqiptarëve që taksën e keni dhuratë nga Edi Rama, çmimin e lartë e keni nga Edi Rama dhe faktoj, dhe ky nuk ua thotë që e keni nga Edi Rama. Po thotë, e dëgjuat vetë, ishte 7 lekë thotë, por ne zgjodhëm 28 lekë. Nga 7 e bëmë 28, ishte politika jonë thotë kjo. Po si është politika jonë? Politikën tuaj e paguajnë fshatarët, e paguajnë qytetarët politikën tuaj. Pse e marrim shtatë ne? Pra, e kuptuat ju? Dhe ai erdhi dhe solli një tabelë ku donte të më bindte mua se Gjermania e paska më të shtrenjtë, më të lartë taksën e naftës se ne. Tani, ku qëndron e vërteta? E vërteta është që Gjermania e ka 45% të çmimit. Shqipëria e ka gjer në 55% të çmimit. Por, ka një tjetër, po hyjmë në krahasime. Në qoftë se gjermani punon një orë ose më pak se një orë për litrin e naftës, shqiptari punon një ditë. Pra, në buxhetin familjar, shqiptarit i kushton nafta 7 herë më shtrenjtë se gjermanit. Kjo.
© SYRI.net