Deputeti demokrat Belind Këlliçi i ka kërkuar transparencë kryeministrit Edi Rama lidhur me licencimin e bankës digjitale “JET Bank”, pas raportimeve se pas këtij projekti fshihen persona të përfshirë në skema mashtrimi me call center. Nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi i drejtoi një sërë pyetjesh kreut të qeverisë për mënyrën si banka ka kaluar filtrat e Bankës së Shqipërisë. Interpelanca ju delegua ministrja Erjona Ismaili, e cila shmangu përgjigjet direkte për çështjen e “JET Bank”, duke u fokusuar në replika politike me opozitën.
Nga SYRI TV
Deputeti demokrat Belind këlliçi ka kërkuar shpjegime nga kryeministri Edi Rama për krijimin e bankës digjitale, Jet Bank, pas raportimeve se pas kësaj banke fshihen persona të denuar për mashtrim me call centar. Këlliçi i drejtoi një sërë pyetjesh kryeministrit Edi Rama nga foltorja e kuvendit, mbi mënyrën e licensimit dhe kalimit të filtrave të Bankës së Shqipërisë, duke kërkuar shpjegime nga shefi i qeverisë nëse ai ka influencuar për të shmangur kontrollet nga bankat e shqipërisë, në një kur ministria e brendshme gjermene ka ngritur shqtësimin për këtë çeshtje.
Por kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në kuvend, duke ja deleguar interpelancën ministres Erjona Ismaili e cila shmangu përgjigjet për çështjen e Jet bank dhe zgjodhi të bëjë politike duke sulmuar opozitën.
Nga ana tjeter, Këlliçi denoncoi banken online duke thënë se ajo rrezikon kursimet e qytetarëve shqiptarë.
Më herët Deputeti Belind Këlliçi ka publikuar dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, që hedhin dritë mbi kërcënimin serioz të sistemit tonë bankar nga licensimi i JET BANK për shkak të personave që fshihen pas këtij projekti.
Sipas këtyre dokumenteve të autoriteteve gjermane licenca e bankës dixhitale në Shqipëri po merret nga një personazh i cili ka qenë drejtor i një prej kompanive në pronësi të një shtetasi që është dënuar për skema mashtruese me Call Centerat në dëm të qytetarëve europian në shumën e 200 milionë euro.
© SYRI.net