SYRI TV/ Ura e re e Bahçallëkut mbetet në letër, Kliti Hoti inspekton punimet: Ura që u premtua s'ekziston

14:29, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ura e re e Bahçallëkut në Shkodër, e cila do të përfundonte në qershor, ka mbetur vetëm premtim me fjalë, pasi në terren nuk ka nisur ende. Deputeti i PD për kryeqendrën e veriut, Kliti Hoti, ka inspektuar punimet, duke theksuar se kjo urë, që do të ndihmonte shkodranët, nuk është ndërtuar dhe nuk pritet të përfundojë në afatin e caktuar muajin që vjen. Hoti u ndal gjithashtu te problemet që sjellin tre rrethrrotullimet e ndërtuara në hyrje të Shkodrës.

Premtimi për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut ka mbetur në letër, pasi në terren nuk ka asnjë lëvizje. Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, bashkë me urbanistin Imeldi Sokoli dhe drejtuesin e Departamentit të Infrastrukturës në këtë forcë politike, Besnik Dervishi, zhvilluan një inspektim në investimin që po realizohet në hyrje të Shkodrës, por punimet tregojnë se nuk ka asnjë gjurmë të urës së re. Deputeti Hoti u ndal edhe te një problem tjetër, ndërtimi i tre rrethrrotullimeve, që sipas tij shtojnë më tepër trafikun, duke e bërë këtë investim të gabuar për Shkodrën.

Sipas Dervishit dhe Sokolit, një investim i tillë nuk i shërben qytetarëve, por vetëm shton trafikun. Edhe për qytetarët shkodranë, investimi është i gabuar, pasi më parë duhej të ndërtohej ura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco