'Kurrë s’e kam parë administratën më zero se këto vitet e fundit'/ Susaj: Shqipëria po shkatërrohet nga mungesa e profesionalizmit

09:25, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu Lush Susaj, i ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, komentoi gjendjen e sistemit arsimor, administratës dhe nivelin e profesionalizmit në Shqipëri.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se arsimi dhe shkollat profesionale nuk po prodhojnë specialistë të aftë për tregun e punës, ndërsa mungesa e dijes dhe kulturës profesionale, sipas tij, po ndikon drejtpërdrejt në ekonomi, bujqësi dhe administratë.

Sasaj solli shembuj konkretë nga sektori i bujqësisë dhe urbanistikës, duke theksuar se paaftësia në menaxhim dhe mungesa e përgjegjësisë po sjellin dëme në prodhim dhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

Ai u ndal edhe te largimi i shqiptarëve nga vendi, duke thënë se emigrimi nuk lidhet vetëm me arsyet ekonomike, por edhe me mungesën e sigurisë, kulturës dhe standardeve shoqërore.

Deklarata e plotë:

"E gjitha ato që thuhet për shkollat profesionale, për universitete, për sistemin arsimor, të gjitha janë propagandë. Për fat të keq, nuk ka profesionalizëm. Vjen tjetri thotë kam mbaruar tre shkolla të larta, nuk di me bë asnjë send.

Ne e quajmë si të doni, po problemi ky është, se unë për shembull shoh në ato strukturat ku punoj vetë (struktura e bujqësisë), se jam nëpër rrethe, e shoh që nuk dinë me krasit, nuk dinë me shartu, nuk dinë me bë sistem certifikime apo realizime.

E të gjitha këto ulin prodhimin, bile shkatërrojnë prodhimin, totalisht e shkatërrojnë produktin, shkatërrojnë të ardhurat, shkatërrojnë burimet e punësimit.

Edhe për mua gjithë kjo ikja pastaj (kur shkretohet vendi) se ne themi duke shkatërruar sistemin arsimor, Atë Gjon Shllakun në 1937-ën, thoshte kulturë, se vetëm përmes kulturës mund të bëhemi atdhetarë. Thotë, një njeri pa kulturë s'mund të jetë kurrë atdhetar.

Ne edhe atdhetarë nuk jemi, ngaqë nuk kemi kulturën. Dhe unë e kuptoj ikjen e njerëzve, jo vetëm që po ndodh që nuk po ikin njerëzit vetëm për lekë, por ikin për siguri e për një kompleks faktorësh ,ndër të tjera po ikin edhe për kulturë.

Është një mjedis shumë i ashpër, një mjedis kaotik, një mjedis që na turpëron të gjithëve. Shiko unë, unë merrem me lulishte dhe me bimë zbukuruese. Dal nëpër rrugët e Tiranës dhe ndihemi i turpëruar. Sepse unë i njoh bimët dhe kur i shoh se si janë krasitë, si janë sistemu, si janë sjellë më vjen keq.

Dje në mëngjes për pak plasa nga alergjia e rrapeve. Kur i shoh bimët e blirit mu para dy-së Bashkisë së Tiranës me gjysmën e kurorës s'ka. Sepse këta nuk e duan mendjen, këta nuk e duan profesionalizmin. Unë jam 63 vjeç, e bëj bimën vepër arti, me pas lezet me e pa për dy-tre vjet rresht. Ama këta nuk e duan.

Unë kam kam 40 vjet punë. More, janë qelbur rraftet e shtetit shqiptar me dosje fiktive, me studime të kopjume. Nuk kanë asnjë gjë reale.

Unë e shoh, thahet pemtorja, ikën prodhimi, përmbytet toka, kurrfarë përgjegjësie. Po këto studime që i bën? Po këto pikete di? Po këto lekë që janë vënë, kush i mori? Pse s'u bë puna? Ku është produkti? Këta mendojnë që e rrëjnë Bashkimin Evropian, vëlla. S'mund të rrëjnë askënd. Mua një herë që jam këtu, nuk më rrëjnë për 1000 vjet. Sepse unë jam njeri i ditur. Në jetën time nuk e kam parë administratën e shtetit shqiptar më debile, më të shkulturuar dhe më zero se vitet e fundit'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco