Homazhet për Pëllumbin nxjerrin në pah krisjet në PS: Ministrat dhe deputetët të ndarë në grupe

15:23, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Miq, kolegë dhe qytetarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit ish-kreut të Kuvendit, Servet Pellumbi, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Homazhet në nder të akademikut nxorën në pah edhe krisjet në Partinë Socialiste.

Nga Syri TV

Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-deputet i Partisë Socialiste në disa legjislatura, Servet Pellumbi, i cili mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare, u përcoll këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Homazhet për akademikun dhe njërin prej themeluesve të Partisë Socialiste u mbajtën në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku miq, kolegë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit.

Por ceremonia mortore e Servet Pellumbit, të cilin socialistët e thërrisnin “profesori”, nxori në pah krisjet e fundit në Partinë Socialiste.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku duket se ka formuar grupin e saj parlamentar me 12 deputetët e qarkut të Fierit, me të cilët u shfaq në homazhet për Servet Pellumbin.

Taulant Balla zhvilloi homazhe me pjesën tjetër të grupit parlamentar. Efekte balla

Ndërkohë, Elisa Spiropali, e cila së fundmi u kërcënua nga kryeministri Edi Rama me përjashtim nga grupi parlamentar, u shfaq e vetme në nderimet për ish-kryetarin e Kuvendit.

Në ceremoninë e lamtumirës për Servet Pellumbin mbajti fjalën edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi figurën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco