'Veriu i Shqipërisë i bllokuar dhe i lënë pas dore'/ Gjekmarkaj: Më 8 maj të gjithë bashkë në protestë

'Veriu i Shqipërisë i bllokuar dhe i lënë pas dore'/ Gjekmarkaj: Më 8 maj të gjithë bashkë në protestë

14:05, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar infrastrukturore dhe sociale, ku sipas tij, bllokimi i rrugëve dhe mungesa e investimeve kanë prekur thuajse të gjithë territorin e vendit, nga jugu në veri.

Ai thekson se zona veriore është më e goditura, duke e cilësuar trajtimin e saj si të ishte “tokë e huaj” dhe jo pjesë integrale e shtetit shqiptar.

Në reagimin e tij, Gjekmarkaj ndalet veçanërisht te aksi rrugor Milot–Balldren, për të cilin shprehet se është kthyer në një problematikë serioze për banorët dhe vizitorët, sidomos në prag të sezonit turistik veror.

Sipas tij, kjo rrugë simbolizon vështirësitë e përditshme dhe mungesën e zgjidhjeve konkrete, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet më tej me rritjen e fluksit të lëvizjeve gjatë verës.

Ai nënvizon se arsyet për reagim qytetar janë të shumta, por sipas tij, korrupsioni mbetet shkaku kryesor i kësaj gjendjeje. Në këtë kuadër, Gjekmarkaj bën të ditur se më 8 maj, qytetarë nga veriu i vendit, përfshirë zonat e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit, pritet të bashkohen në një protestë, duke kërkuar ndërhyrje dhe ndryshim të situatës aktuale.

Postimi i plotë:

Shqipëria është e gjitha e bllokuar, nga jugu në veri, por veriu shumë më tepër. Ai trajtohet si tokë e huaj, si jo pjesë e shtetit shqiptar. Më keq situata është në rrugën Milot–Balldren, e cila është shndërruar në dramën e banorëve, dramën e turistëve. Po hyjmë në stinën e verës dhe do të jetë përsëri një kalvar.

Motivet për të protestuar janë të shumta, por korrupsioni është motivi kryesor. Prandaj, veriu i Shqipërisë, Lezha, Mirdita dhe Kurbini, më 8 maj do të jenë të gjithë bashkë në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco