Rama pas kritikave të Parlamentit Evropian për sulmet ndaj gazetarëve dhe rënies së Shqipërisë në indeksin e “Reporterëve pa Kufij”, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të kundërshtojë raportin për lirinë e medias me statistika të servirura nga institucione pranë qeverisë, AMA dhe një startup i krijuar vetëm pas nisjes së këtij debati. Në reagimin e tij, Rama tenton të paraqesë sulmet ndaj opozitës si hapësirë mediatike në favor të saj, ndërsa shmang fokusin nga akuzat për korrupsion dhe kapje të medias.
SYRI TV
Pasi Parlamenti Evropian shkoi deri në cilësimin si sulme mizogjene ndaj gazetarëve dhe dënoi dhunimin e fjalës së lirë, kryeministri Edi Rama, për të justifikuar cenimin e lirisë së medias, zgjodhi të hapë një debat me organizatën “Reporterët pa Kufij”, në një kohë kur në indeksin e tyre Shqipëria ka humbur tre vende sa i përket lirisë së medias. Për të kundërshtuar këto gjetje, kryeministri Edi Rama ka përdorur të dhënat e servirura nga Ministria e Propagandës, agjencia e ngritur nga Rama për kontrollin e informacionit, AMA e drejtuar nga ish-zëdhënësja e tij dhe një start up i krijuar vetëm pas nisjes së këtij debati. Angazhimin e mediave pro qeveritare për të sulmuar opozitën, Rama ka tentuar ta shesë si hapësirë televizive për opozitën, duke renditur madje si hapësirë që i dedikohet opozitës edhe sulmet ndaj Partisë Demokratike.
Më shumë se 15 figura të opozitës shfaqen vazhdimisht në tituj.Përmendjet për opozitën: 1,828 kundrejt 925 për Kryeministrin dhe qeverinë së bashku.Madje, edhe individualisht, liderët e opozitës rezultojnë më të përmendur, ku njëri prej tyre e tejkalon Kryeministrin në përmendjet mediatike.
Nga shifrat e publikuara nga kryeministri duket qartë orientimi i opinionit publik për mbajtjen e debatit te sulmet ndaj opozitës, duke mënjanuar nga tema e ditës skandalet korruptive dhe aferat, të cilat domosdoshmërisht do ta nxirrnin kryeministrin në, pole position te statistikave që ai vetë servir.
© SYRI.net