Berisha: Të vazhdojmë betejën të frymëzuar nga motoja e Skënderbeut 'mos u dorëzo kurrë'!

11:04, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga ky pushtues i egër”. Ky ishte njëri nga mesazhet që përcolli gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ditëlindjes së Heroit Kombëtar Skënderbeu që u zhvillua në Krujë.

Berisha: Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim.

Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi.

Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo!

Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të egër që ka vendosur mbi shqiptarët një sistem shfrytëzimi kolonial duke vjedhur pasuritë e tyre, duke vjedhur fondet e tyre, duke poshtëruar gjysmën e kombit.

T’i japim përgjigjen që meriton.

Çfarë ishte Skënderbeu?

Mbrojtësi i qytetërimit perëndimor.

Po të lexoni raportin e djeshëm në Parlamentin Europian, Ballabani duket lule në krahasim me Edi Ramën me atë që i ka bërë Shqipërisë, me largimin që po i bën nga BE.

E gjitha kjo për vjedhjet që ka bërë.

Ato që keni dëgjuar për Lubinë, ato janë të gjitha të tijat në radhë të parë.

Ndaj dhe të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm, të vazhdojmë këtë betejë gjer në çlirimin e plotë, gjer në shpëtimin e plotë të Shqipërisë, gjersa të bëjmë qytetarët shqiptarë të liri ashtu si prijësi i tyre i përjetshëm i tyre, Skënderbeu.

Lavdi Skënderbeut, veprës së pavdekshme të tij.

Lavdi krutanëve dhe krutaneve që shkruan faqet më të ndritura të historisë kombëtare nën udhëheqjen e tij dhe që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të përpjekjeve të opozitës për liri, për dinjitet, për votën e lirë, për të ardhmen e shqiptarëve në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco