Berisha: Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës

10:46, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fjalimin e tij në Krujë, kreu demokrat Sali Berisha tha se, “Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës”.

“Pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të saj”, tha lideri i opozitës shqiptare.

Berisha: Miq, janë shkruar mijëra vepra, por figura e Skënderbeut meriton mijëra të tjera, meriton çdo nderim, meriton çdo vepër.

Ndaj dhe për ne, sot këtu kremtojmë pavdekësinë e tij.

Skënderbeu për 25 vite zhvilloi 25 beteja. Si askush tjetër i fitoi ato.

Betejat e tij janë një kryevepër e artit ushtarak që edhe sot studiohen në akademitë ushtarake më serioze të botës.

Skënderbeu ishte dhe është habia e shekujve se si një njeri, me pak njerëz, pa mbështetje, i qëndroi perandorisë më të madhe të kohërave.

I qëndroi dhe e mundi atë me 25 beteja.

Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës.

Burra të shquar e kanë njohur atë, kontributin e tij si të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Evropës nga Perandoria Osmane.

E vërteta është se pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të Evropës.

Ndaj dhe e kanë quajtur Atleti i Krishtit, Papa e ka quajtur. Shpata e Krishterimit.

Mbrojtësi kryesor i qytetërimit perëndimor dhe krishterimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco