Përfaqësuesi i degës 16 të Partisë Demokratike, Gëzim Sadikaj, ka mbajtur fjalën në foltoren në Astir, duke ngritur shqetësimet e banorëve për çështjen e pronave dhe mungesën e drejtësisë.
Ai hodhi akuza ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama për shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe bëri thirrje për qëndresë dhe reagim ndaj, sipas tij, padrejtësive të vazhdueshme.
Gëzim Sadikaj: Mirëmbrëma të gjithëve. Mirëmbrëma doktor Berisha. Mirë se na erdhe në zonën tonë. Përshëndes gjithë strukturën e degës 16. Jeni spartanë të vërtetë. Dhe në veçanti, banorët e Unazës së Re, që u shkulën me forcë, me forcën e padrejtësisë nga pronat e tyre. Ne, ne banorët e Unazës së Re dhe të zonës së Astirit, jemi shtetas shqiptarë dhe duam drejtësi. Dhe në këtë shtet që ka uzurpuar sot klika e Edi Ramës me hajnat e tij, nuk mund të japin drejtësi. Dhe prandaj, vëllezër dhe motra, përveç qëndresës, nuk na ngelet asnjë gjë tjetër. Përveç se t'i jesh përballë me këto banditë.
A e dini ju miqtë e mi, ne kemi shumë halle, po a e dini se portin e Durrësit dhe e bëni mik shtëpie sheikun e Dubait, që nesër pasnesër shkoi atje të kërkojë azil politik, sepse Dubai nuk ekstradon në Shqipëri. Kjo është çelësi që i ka fal portin e Durrësit. Këtë duhet ta dijë çdo shqiptar, se ai nuk do të gjejë vrimë miu ku të futet. Dhe unë këtu kam për doktor Berishën. Doktor, të gjithë shqiptarët, jo vetëm këto banorë, kanë probleme me pronën. Siç i nxorën atje investitorët strategjikë letrat për 24 orë, kur të merrni pushtetin, këtyre banorëve t'ia u jepni dokumentet, sepse i kanë pronat e katragjyshëve dhe sot nuk gëzojnë asnjë lloj dokumenti.
Dhe paketa e maleve që ka bërë ky zotëria, është një masakër tjetër, siç e bëni për bregun, për të gjitha të tjerat. Dhe unë nuk kam, nuk kam as kohën për t'u zgjatur se kisha shumë. Por desha t'ju përshëndes nga zemra, të gjithë strukturën e degës 16 dhe në veçanti një lider që ka nxjerrë dhe do vazhdojë, pavarësisht se Klevisi nuk do bjerë dakord, shembullin e kësaj dege, keni Klevis Balliun dhe Eduart Rexhën dhe shumë të tjerë.
© SYRI.net