Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua sot seanca për ankimimin e deputetëve të PD-së ndaj vendimeve të Kuvendit që rrëzoi ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi refuzimin si vendim politik të shumicës. Ai kërkoi detyrimin e Kuvendit për ngritjen e komisioneve si e drejtë e opozitës. Më herët, Kushtetuesja i dha të drejtë opozitës për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Syri TV
Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua sot seanca dëgjimore publike për ankimimin e paraqitur nga deputetët e Partisë Demokratike, lidhur me vendimin e Kuvendit për të mos miratuar ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se refuzimi nuk lidhet me pasaktësi në objektet e kërkesës, por me një vullnet politik të shumicës socialiste, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, për të dobësuar opozitën në Kuvend dhe më gjerë.
Ai shtoi se ekziston gjithashtu një prirje nga maxhoranca për të mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se për këtë ka paraqitur edhe fakte. Për këtë arsye Bardhi kërkoi që Kushtetuesja të detyrojë kuvendin për ngritjen e tyre si një e drejtë e opozitës.
Para disa javësh Kushtetuesja i dha të drejtë opozitës në ankimimin e saj për rregulloren e kuvendit dhe ndryshimin e përbërjes së komisioneve parlamenatare, duke i cilësuar ndryshimet si të pabazuara në ligj.
© SYRI.net