Farsa elektorale/ Berisha: Edhe PE konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

12:31, 05/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media, u ndal te raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe vlerësimet e tij për procesin zgjedhor në Shqipëri.

Berisha tha se në pikën 3 të raportit theksohet se, ndonëse kuadri ligjor elektoral konsiderohet gjerësisht i përshtatshëm për zgjedhje konkurruese, shqetësime serioze mbeten për pabarazinë në fushatë, keqpërdorimin e burimeve administrative dhe shkrirjen e kufijve mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.

Sipas tij, këto gjetje tregojnë qartë, siç u shpreh ai, se zgjedhjet janë zhvilluar “në kushtet e partisë-shtet”.

“Kur shuhen linjat midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, nuk ka më zgjedhje,” deklaroi Berisha, duke shtuar se raporti pasqyron këtë realitet për Shqipërinë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të kuptojnë, sipas tij, se zgjedhjet janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, ndërsa akuzoi mazhorancën për përdorim të administratës dhe ndikim në proces.

Deklarata e plotë:

Tani, pika 3, shënon ose konstaton se raporti i Komisionit dhe OSBE/ODIHR vlerësojnë se kuadri ligjor elektoral i Shqipërisë është gjerësisht i përshtatshëm për të zhvilluar zgjedhje kompetitive.
Ndonëse, rithekson shqetësimet e lidhura me fushën jo të barabartë, keqpërdorimin e burimeve administrative, shuarjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.
Kur shuhen linjat midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, nuk ka më zgjedhje.
Prandaj, dhe unë u bëj thirrje qytetarëve, të realizojnë se këto tre fraza, këto tre rreshta, flasin për shqiptarët dhe mbarë botën se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Dhe ata që flasin, që sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse verbërisht mbështesin farsën ne organizuar nga qeveria.
Edhe njëherë, ky është raporti më serioz që bazohet në raportin e OSBE/ODIHR dhe të parlamentarëve të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet.
Dhe kanë qëndruar në tezën se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë farsë dhe vetëm farsë.
Imagjinoni, në variantin klasik, zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në diktaturat totalitare, pa pluralizëm, por zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në autokracitë elektorale apo diktaturat autoritare, në të cilat shteti përdor çdo mjet për të rrëmbyer zgjedhjet, pra rikthen modelin e partisë-shtet.
U karakterizuan nga akuza për blerje vote.
Presione mbi votuesit.
Tani, jemi këtu. Përsëri për çdo qytetar, ditën e votimit në Durrës, një koleg i juaj, ç’është e vërteta i një medie që unë e kritikoj me pasion, se e meriton... Osman nuk e kam fjalën unë për Fanen, jo se më pe menjëherë, është BIRN, por kanë meritën e madhe se në Xhafzotaj, kur pa se xhelati i votave Elvis Doçi terrorizonte qytetarët, atë ditë patën guximin të shkruajnë se këtu votat po dikton organizata kriminale.
Pra, siç e shihni, mishërohen në këtë raport, të gjitha tezat themelore të farsës elektorale.
Dhe për rrjedhojë bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse reformën elektorale.
Ne jemi angazhuar për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco