Juristi Franc Nuri, i ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka shpjeguar rëndësinë e vendimit të fundit unifikues të Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një akt me peshë të barabartë me ligjin.
Sipas Nurit, një vendim unifikues i marrë nga Kolegjet e Bashkuara, shërben për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore. Në këtë rast konkret, bëhet fjalë për një ndryshim të pjesshëm të praktikës ekzistuese.
Ai solli si shembull raste të zakonshme, si kultivimi i lëndëve narkotike, por nënvizoi se i njëjti standard do të zbatohet edhe për çështje shumë më të rënda, përfshirë: korrupsionin aktiv dhe pasiv, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm dhe hetimet ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë.
Franc Nuri theksoi se vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në kërkesat e ardhshme për masa sigurie nga SPAK apo prokuroritë e zakonshme.
Sipas tij, çdo kërkesë për arrest ndaj zyrtarëve të lartë do të duhet të përputhet me standardin e ri të vendosur nga Gjykata e Lartë.
‘Atëherë që ta kuptojë edhe publiku, pse një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë ka kaq rëndësi? Ose pse ka rëndësi dhe çfarë peshe zë në, po themi hierarkinë e normave apo me burimet e së drejtës? Është një vendim që ka forcën e ligjit.
Pra, për gjykatat e të gjitha shkallëve, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë në vendime të ngjashme, kur Kolegjet e Bashkuara, pra të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë mblidhen për të vendosur njësimin e praktikës gjyqësore apo ndryshimin e praktikës, siç kundër ndodhi sot, me ndryshimin e pjesshëm të praktikës.
Ajo, ky vendim nga sot dhe nga momenti që botohet në fletoren zyrtare, pra kur hyn në fuqi ky vendim, ky konsiderohet ligj. Më kuptoni? Ka të njëjtën forcë me ligjin. Dhe i detyron gjyqtarët në të gjithë Republikën e Shqipërisë që në të ardhmen të zbatojnë këtë standard tashmë, që është vendosur sot.
Nuk ka më diskutime tashmë me historik apo me të shkuarën. Tashmë do të zbatohet duam apo nuk duam ne, ky vendim në të ardhmen për raste analoge, për raste sikur që patën rast dhe gjyqtarët të diskutojnë, që dhe në kronikën tuaj ju thatë, për dikë që kishte mbjellë apo dyshohet që kishte mbjellë lëndë narkotike në bahçen e tij.
Pra për një kazus kaq banal po themi, apo kaq të zakonshëm, mund të diskutohet ky standard, por do të diskutohet dhe do të zbatohet ky vendim gjyqësor edhe për ato raste të zyrtarëve të lartë.
Apo ish-zyrtarëve të lartë e të tjerë e të tjerë, të akuzuar për korrupsion, për ushtrim ndikimi i paligjshëm, korrupsion aktiv, pasiv, e të tjerë e të tjerë. Pra vepra nga më të rëndat ëh, në këtë sferë, do të zbatohet ky standard.
Prandaj ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sepse sot, Gjykata e Lartë ka rishkruar në një farë mënyre rregullat e lojës. Por, më vjen dakord me atë që tha zoti Berisha që është rreziku, ëh, që të ketë një implikim ky lloj vendimi edhe për rastin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, aktualisht në paraburgim në Durrës.
Por, patjetër që unë e shoh dhe në të ardhmen, pra, vendimi do të zbatohet nga momenti që do të hyjë në fuqi, patjetër për rastet që do të vijnë në të ardhmen, për kërkesat e ardhshme të prokurorisë, të SPAK-ut apo dhe prokurorisë së zakonshme, për arrest ndaj zyrtarëve ëh, të lartë apo ish-zyrtarëve, që mund të ketë herë pas here kërkesa të tilla.
Dhe pse jo, ja ku kemi rastin më të freskët kur ndodhi para pak muajsh, para pak javësh, kërkesa për arrest ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që u refuzua nga parlamenti, por çuditërisht tashmë, në këtë hapësirë kohore, ndodh ky vendim unifikues tashmë’, tha juristi Franc Nuri në SYRI TV.
© SYRI.net