Foltorja e PD/ Kasa: Më 8 maj të bashkohemi për rrëzimin e regjimit

19:35, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësuesi lokal i PD-së në Rrogozhinë, Ilir Kasa, ka mbajtur një fjalim në Foltoren para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar kundër qeverisë.

Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin, ndërsa kërkoi bashkim të gjerë politik dhe qytetar për ndryshim.

Ilir Kasa: Mirëmbrëma qytetarë dhe demokratë qëndrestarë kudo ndodheni. Ju përshëndetje të veçantë, përzemër për ju qytetarë dhe demokratë të Rrogozhinës, Gosës, Lekajt, Kryevidhit dhe Sinaballajt. Ne kemi mbërritur deri këtu duke përballur me regjimin më mafioz që ka njohur ndonjëherë shteti ynë. Një model korrupsioni që e kalon edhe vendeve më të inkriminuara në botë. Ky sistem i ndërtuar mbi krimin, korrupsionin, shpopullimin, ka krijuar paradoksin ku çmimet janë ndër më të lartat në botë, ndërsa pagat ende janë ndër më të ultat në botë.

Ky regjim arriti deri aty sa të korruptojë jo vetëm njerëz të sferave të ndryshme politike apo ekonomike, por edhe ambasadorë të cilët guxuan të na tregonin mbarin tek dera e shtëpisë sonë të përbashkët. Për të gjithë kritikët që pyesin se çfarë ka bërë Partia Demokratike gjatë kësaj periudhe të vështirë, përgjigja jonë është: kemi bërë shumë. Kemi qëndruar, jemi përballur dhe kemi demaskuar këtë qeveri mafioze në çdo aspekt. Kemi rrëzuar shumë koka krimi, por tani na mbetet sfida finale, rrëzimi i kokës kryesore të kryemafiozit Rama, i cili po e çon Shqipërinë dita-ditës drejt greminës. A mjafton ajo që kemi bërë? Jo, sigurisht nuk mjafton. Na duhet më shumë punë, na duhet më shumë forcë, na duhet më shumë vendosmëri në përballje. Por, që të fitojmë duhet të jemi të pastër brenda vetes. Është koha që njerëzit e shantazhuar brenda radhëve të PD-së të hapin krahun. Është koha që njerëzit që flirtojnë me pushtetin për interesat e tyre të rrinë mënjanë.

Në ekipin e ri drejtues të PD-së, në krahun tuaj doktor duhet të jenë njerëz të pastër, të pashantazhuar dhe trimat që nuk bëjnë pazar me djallin. Misioni final i yni është rrëzimi i regjimit. Rama erdhi dhe po mbahet në pushtet me aleancën e krimit. Ne do të vijmë në pushtet me aleancën e qytetarëve. Thirrja ime shkon për çdo demokrat, për çdo qytetar pa bindje politike, e deri tek socialistët e ndershëm që e shohin se si partia e tyre po shkon drejt greminës. Të mblidhemi bashkë, të krijojmë aleancën e madhe, aleancën e qytetarëve kundër regjimit mafioz. Të kthejmë misionin e rrëzimit të regjimit në misionin e jetës tonë, për të shpëtuar Shqipërinë tonë të begatë. Me tetë maj të gjithë në shesh për të rrëzuar regjimin mafioz, më kriminal që ka kandiduar ndonjëherë në historinë e shtetit tonë. Fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco