Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë ka vendosur rregulla të reja më të rrepta për sistemin e drejtësisë në lidhje me caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.
Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, u shpreh se ky vendim e bën ndjeshëm më të vështirë për gjykatat e niveleve më të ulëta që të urdhërojnë burgosjen e personave nën hetim, duke shtuar një sërë detyrimesh argumentuese për trupin gjykues.
Sipas Hazizaj, Gjykatat e Shkallës së Parë dhe ato të Apelit tashmë janë të detyruara të ndjekin një rrugë më rigoroze procedural. përpara se të vendosin për masën ekstreme të “arrestit me burg”, pasi gjyqtarët duhet fillimisht të argumentojnë me shkrim dhe në mënyrë të detajuar se përse masat më të lehta të sigurisë, si “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”, nuk janë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për rastin në fjalë.
Gjithashtu Hazizaj theksoi se ndonëse vendimi sjell një zhvendosje të rëndësishme procedurale, ai nuk ndryshon në thelb kriteret apo kushtet për masat e sigurimit, siç përcaktohen në Kodin e Procedurës Penale, dhe në vend të kësaj, ai shton një shtresë, e cila përshkruhet si me “karakter burokratik dhe formal”, në procesin e vendimmarrjes së gjyqtarëve.
Biseda në studio:
Hazizaj: Ta shpjegojmë më më më jo kaq gjatë. Që do të thotë që, pa e parë, fillimisht pa e parë me individët apo Balluku, po e them në raport që, gjykatat më e pastajme, pra gjykata dhe shkallës së parë dhe atë të apelit, janë të detyruar që për shkak të këtij vendimi, prandaj e bëjnë të vështirë masën e sigurimit të burgimit, janë të detyruar të shpjegojnë njëherë që pse subjekti në procedim penal apo në hetim apo në dyshim për kryerjen e një vepre penale, nuk i takojnë masat e sigurimit, ato të arrestit në shtëpi apo të detyrim paraqitje e të tjera e të tjera, pastaj të shkojnë te shkaqet për të cilat vendoset masa e sigurimit të burgimit. Më kupton?
Që do të thotë se për ata që vijnë sot e më pas, vendosja e masës së sigurimit sipas vendimit unifikues, nëse do ta quajmë të tillë të Gjykatës së Lartë, do jetë shumë më e vështirë sesa vendosja e çdo mase tjetër. Që do të thotë, nga në kuptimin kohor, unë mendoj që nëse i ka vënë fjalën dikujt prej subjekteve që është duke vuajtur masën e paraburgimit, për shkak të masës së sigurimit të burgimit, tani Gjykata e Lartë, ndonëse hyri për këtë qëllim, nuk e realizoi atë objektiv. Realizoi gjysmë objektivin, për vendos, për vështirësimin e faktorëve, kushteve, kritereve për vendosjen e masës së sigurimit të burgimit në më pastaj në kohë. Më kupton Sonila?
Meço: Qartë, qartë. Të kuptoj shumë mirë.
Hazizaj: Ky është gjithë themeli. Por çfarë ka bërë, në qoftë se flasim në vështrimin e juristit? Me të drejtë zoti Myftari tha që, për shkak të parashikimit procedural të 238-ës së Kodit të Procedurës Penale, nuk është se ka bërë ndonjë vendim realisht ndryshim në praktikën gjyqësore, çka përfshihet në karakterin unifikues të vendimeve të Gjykatës së Lartë.
Ka bërë thjesht një interpretim. Dhe po ta shikoni me vëmendje, 228-a që flet për kriteret, 229-a që flet për kushtet, 230-a që flet për rastet kur nuk vendoset masa e sigurimit të burgimit, janë më të sqaruara, ezauruara, plotësuara në kuptimin përmbajtësor, sesa karakteri i vështirë formal që i jep ky vendim vendosjes së masave të sigurimit.
Pra, asgjë më tepër. Vetëm rriti karakterin burokratik të gjyqtarëve kur bëhet fjalë për vendosjen e masës së sigurimit të burgimit.
Pra, nuk ndryshoi një pozicion midis organit procedues dhe organit i cili vendos, miraton, apo kundërshton, vlerëson masat e sigurimit siç është gjykata.
© SYRI.net