Kolegjet e Bashkuara tĂ« GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« kanĂ« marrĂ« njĂ« vendim unifikues qĂ« pritet tĂ« sjellĂ« njĂ« ndryshim rrĂ«njĂ«sor nĂ« praktikĂ«n e caktimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« âarrest me burgâ. Kjo masĂ« ekstreme nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« njĂ« zgjidhje automatike, por do tĂ« aplikohet vetĂ«m si alternativa e fundit nĂ« procesin penal.
NĂ« njĂ« prononcim, avokati Luan Hasneziri qĂ« inicioi ndryshimet shpjegoi se praktika e mĂ«parshme ishte e gabuar. Sipas tij, âmjaftonte vetĂ«m njĂ« vepĂ«r me rrezikshmĂ«ri tĂ« madhe dhe automatikisht caktohej masa e sigurimit tĂ« arrestit me burgâ.
Kjo qasje e bënte masën e burgut thuajse të pashmangshme për një sërë veprash penale. Me vendimin e ri, praktika gjyqësore pritet të evoluojë drejt një mbrojtjeje më të fortë të të drejtave të të pandehurve.
I pyetur se kur do të hyjë në fuqi ky ndryshim i rëndësishëm, avokati sqaroi se vendimi bëhet i zbatueshëm pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
âVendimet njëësuese dhe unifikuese tĂ« GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, botohen nĂ« Fletoren Zyrtare dhe aty e marrin vlerĂ«n e tyre konkrete,â theksoi ai.Â
Deklarata e plotë:
âMjaftonte vetĂ«m njĂ« vepĂ«r me rrezikshmĂ«ri tĂ« madhe dhe automatikisht caktohej masa e sigurimit tĂ« arrest me burg.
Si do të evoluojë, si do të ndryshojë praktika pas këtij vendimi njëësues ose unifikues që ka ndryshuar praktikën e njësuar, kjo do të mbetet për t'u parë në të ardhmen, sepse sentencat unifikuese për mua janë të qarta, pastaj besoj që praktika do të reagojë në mënyrë pozitive gjithmonë në drejtim të garancive të të pandehurit në procesin penal, duke u parë masa e sigurimit të arrest me burg vetëm si alternativë e fundit për ta.
Besoj që pas botimit në Fletoren Zyrtare nis edhe zbatimi, sepse vendimet njëësuese dhe unifikuese të Gjykatës së Lartë, veçanërisht ky që është i Kolegjeve të Bashkuara, botohen në Fletoren Zyrtare dhe aty e marrin vlerën e tyre konkrete.
Sa i përket çështjes konkrete, për të pandehurin, se është i pandehur tashmë Bektash Zeneli, u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit, që domethënë që u rrëzua rekursi i prokurorit dhe ky i pandehur vazhdon të gjykohet tashmë, sepse është seancë paraprake me masë sigurimit arrest në shtëpi. Faleminderit
Â
© SYRI.net