Një tragjedi e rëndë u regjistrua në Durrës një ditë më parë. Një shofer që drejtonte makinën në gjendje të dehur goditi për vdekje dy fëmijë të mitur që luanin në trotuarin afër shtëpisë së tyre.
Një ngjarje rëndë kjo sidomos kur mëson se autori ishte një përson problematik në zonë dhe nuk ishte here e parë që kishte krijuar probleme. Por policia nuk kishte reaguar.
Ndërkohë që sot po zhvillohet edhe ceremonia e varrimit të fëmijëve. Në shtëpitë e viktimave minorenë ka shkuar edhe përfaqësuesja e qeverisë zëvendësja e Ramës, Albana Koçiu e cila edhe nuk foli për mediat duke u munduar ta linte përgjegjësinë e qeverisë që përfaqëson jetime.
Asnjëherë nuk u procedua autori i një krimi të tillë makabër nga zyrtarët e rendit e sigurisë që kanë për detyrë mbrojtjen e jetës së qytetarit. Dhe që një ditë më parë në Durrës solli tragjedinë e radhës ku u vranë me gjakftohtësi dy fëmijë e një i tretë gjendet ne spital. Albana Koçiu thjesht mund të kërkonte falje për mungesën e shtetit në të cilin ajo bën pjesë si drejtuese e lartë.
Por as këtë nuk e bëri.
© SYRI.net