'Skandal mjedisor në Lushnjë'/ Korreshi: Inceneratorët po helmojnë qytetarët

'Skandal mjedisor në Lushnjë'/ Korreshi: Inceneratorët po helmojnë qytetarët

11:36, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një postim në rrjetet sociale ka ngritur akuza lidhur me situatën e inceneratorëve në Lushnjë, duke denoncuar vijimin e punës së tyre dhe pasojat që po rëndojnë drejtpërdrejt në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.

Korreshi shprehet se në zonë vazhdojnë të digjen materiale të dyshuara si të rrezikshme dhe helmuese, të cilat çlirohen në ajër dhe ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së banorëve të Lushnjës.

Ai ngre shqetësimin se kjo situatë po ndodh pa transparencë dhe pa marrjen e përgjegjësisë nga institucionet përkatëse.

Në reagimin e tij, deputeti i opozitës kërkon gjithashtu llogaridhënie për menaxhimin e mbetjeve dhe pyet se kush mban përgjegjësi për atë që ai e quan “batërdi mjedisore”, ndërsa paralajmëron se do të publikohen edhe prova dhe materiale që, sipas tij, tregojnë situatën reale në terren.

Postimi i plotë:

Inceneratorët vazhdojnë të punojnë në Lushnje pasojat janë sheshit.

Shikoni pak çfarë materialesh helmuese digjen dhe shkojnë në mushkritë e çdo Lushnjari.

A mban njeri përgjegjësi për këtë batërdi??

Nëse pyesni kush i hedh mbeturinat na prisni pak t’jua tregojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco