Zgjedhja e kryetari të PD Prrenjas/ Çapja: Të bashkuar, më të fortë!

Zgjedhja e kryetari të PD Prrenjas/ Çapja: Të bashkuar, më të fortë!

20:50, 03/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD, Klodiana Çapja ka uruar kryetarin e ri të PD Prrenjas, Visi Balla pas fitores në zgjedhjet për kryetar dege.

‘Urime Visi Balla për përgjegjësinë e re në drejtimin e degës së Partisë Demokratike, Prrenjas. Një sfidë që kërkon punë dhe përkushtim për forcimin e degës’, ishte mesazhi i deputetes demokrate në rrjetet sociale.

Gjithashtu deputetja e PD shprehu mirënjohje edhe për 240 anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe dhanë kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

‘Të bashkuar, më të fortë përpara!’, ishte reagimi përmbyllës i ligjvënëses demokrate.

Statusi

Vlerësim për Z. Medi Leka për garën korrekte dhe dinjitoze.

Falënderim për komisionin dhe mirënjohje për ish-kryetarin e degës, Z. Arjan Karriqi , për kontributin e vyer.

Falënderim i veçantë për Z. Emri Vata , si i deleguar i PDSH-së për këtë proces.

Mirënjohje për 240 anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe dhanë kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

Të bashkuar, më të fortë përpara! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco