Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rezolutën në Kongresin e ShBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e quajtur të çmuar për paqen në rajon.
‘Partia Demokratike e Shqipërisë e përshëndet këtë akt si një mbështetje të çmuar për aspiratat euroatlantike të qytetarëve të Kosovës’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Rezoluta në Kongresin e SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Mbështetje e çmuar për paqen dhe sigurinë në rajon
Të dashur miq,
Këto ditë, kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Laëler paraqitën një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Partia Demokratike e Shqipërisë e përshëndet këtë akt si një mbështetje të çmuar për aspiratat euroatlantike të qytetarëve të Kosovës. Ajo e konsideron anëtarësimin e Kosovës në NATO si:
• Një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të rajonit tonë.
• Përgjigjen më të vendosur dhe më të merituar ndaj ambicieve të pashuara ruse në rajon.
Me këtë rast, PD falënderon me mirënjohje kongresmenët Self, Torres dhe Laëler për iniciativën e tyre tejet te rendesishme per Kosoven dhe rajonin tone si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju-Jork dhe Teksas për angazhimin e tyre të palodhur në mbështetje të Republikës së Kosovës
© SYRI.net