Emri i Nicole Minettit është sërish në qendër të vëmendjes mediatike, duke rikthyer në kujtesë një sërë skandalesh që tronditën politikën italiane më shumë se një dekadë më parë.
E ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ nën moderimin e Dori Dakës në Syri Tv, gazetarja Alba Kepi u shpreh se ish-këshilltarja rajonale e Lombardisë, e lidhur ngushtë me epokën e Silvio Berlusconit, mbetet një figurë emblematike e aferave që kulmuan me procese të bujshme gjyqësore.
Ngjitja politike e Minettit filloi në vitin 2010, kur ajo u emërua këshilltare rajonale në Lombardi nga partia “Popolo della Libertà” e Berlusconit. Ky emërim shkaktoi pakënaqësi brenda partisë, pasi Minetti nuk kishte përvojë politike, por u pozicionua në një listë të sigurt që i garantonte zgjedhjen pavarësisht votave. Shumë shpejt, ajo u përfshi në skandalin e njohur si "Rubygate".
Sipas Kepit, afera shpërtheu kur 17-vjeçarja me origjinë marokene, Karima El Mahroug, e njohur si Ruby, u kap duke vjedhur në Milano, ndërsa Nicole Minetti ndërhyri duke u paraqitur si garantuese për të miturën, një veprim që, sipas dëshmive, u krye me orientim të drejtpërdrejtë nga kryeministri i atëhershëm, Silvio Berlusconi.
Por për gazetaren Kepi, ky episod zbuloi festat famëkeqe "Bunga Bunga" që organizoheshin në rezidencat e Berlusconit, ku merrnin pjesë vajza të reja, përfshirë edhe të mitura. Për rolin e saj në këtë skandal, Minetti u akuzua për favorizim të prostitucionit, bashkë me persona të tjerë të afërt me rrethin e Berlusconit.
Nicole Mineti është një ish-politikane e forcës politike Popolo della Libertà, lider i së cilës ishte ish-kryeministri Silvio Berlusconi, dhe këshilltare rajonale në rajonin e Lombardisë, e emëruar në vitin 2010. Emërimi i saj pati një lloj pakënaqësie brenda Popolo della Libertà, për faktin se nuk kishte asnjë lloj eksperience politike dhe u pozicionua në një nga listat e sigurta në zgjedhjet rajonale në rajonin e Lombardisë, që do të thotë se pavarësisht votave, ajo do të zgjidhej këshilltare rajonale. Po njëherësh nuk kaloi shumë se ajo u përfshi në një skandal. Skandali i parë ka të bëjë me Rubin, pra Karima, e cila është, ishte në atë kohë 17 vjeçare, që kapet duke vjedhur në një dyqan në Milano. Dhe Nicole Mineti prezantohet për të marrë, për të që për t'u bërë garant për këtë minorene të huaj, e cila ë nuk kishte asnjë të afërm në qytetin e Italisë. Sipas dëshmive të saj, flasim gjithmonë për fillim në vitet 2000 2010, ajo deklaron se u prezantua dhe pranë gjykatës së Milanos, gjykatës për minoren, falë këshillës apo orientimit që i kishte dhënë ish-kryeministri Silvio Berlusconi për të marrë në vëmendje dhe në adoptim administrativ këtë 17-vjeçare.
Që aty nisen të gjitha ato problematikat e mëpasshme që shpërthyen në një proces të madh gjyqësor, një skandal të madh gjyqësor, të cilat u zbardhën sepse ish, sepse kryeministri i atëhershëm Silvio Berlusconi interesohej për një minorene. Dhe kjo bëri që herë pas here këto të zbardheshin të gjithë ato skandale që do çonin në zbardhjen e asaj që u quajt Rubygate, e skandali që në rezidencat, sidomos në Arkore, të Silvio Berlusconit, zhvilloheshin këto festa me vajza, të cilat ishin pjesë e shoëbizit apo favorizoheshin nga miqësitë që kishte Silvio Berlusconi, dhe me të ftuar edhe minorenë. Këtu nis procesi gjyqësor ndaj Nicole Minetit, e cila akuzohet për favorizim prostitucioni, bashkë me eksponentë të tjerë, me një menaxher të të njohur televiziv, me gazetarë, me persona të cilët bënin pjesë në atë enturazhin e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Dhe shpërtheu në një skandal të tillë që e solli në qendër të kronikës së mediave italiane. Me një dënim që shkon mbi tre vite burg, por që pastaj ulet deri në dy vite e 10 muaj në mos gaboj, ë me dënim që adoptohet në fakt për shërbim, për aktivitet social. Pra, siç është kryer në këto raste.
Por nuk përfundon kështu, se pas këtij dënimi, Nikola Mineti përfundon dhe një herë tjetër në qendër të kronikave ë të zeza, rozë, si të duam t'i quajmë të gjitha, pasi i shpërtheu një tjetër skandal që quhet Rimborsopoli apo rimbursi, rimbursim i shpenzimeve. Gjithmonë e lidhur me rajonin e Lombardisë ku ajo ishte këshilltare rajonale dhe me një abuzim që kishte bërë me fondet publike, me paratë publike për të blerë lule, për të blerë qirinj apo të tjerë. Dhe këtu merr një tjetër dënim, që në fund fare çon në dënimin e saj në rreth tre vite burg, ky dënim që e merr në 2023-shin. Dënimin që e merr në 2023-shin dhe që e bën herë pas here të jetë, të bëhet personazh në mediat italiane, në kronikën italiane. Dhe siç kthehet, ashtu siç ju e prezantuat mjaft mirë, vetëm pak dy javë më parë me investigimin që bëri Fatto Quotidiano.
© SYRI.net