Në një kohë kur retorika e luftës po bëhet gjithnjë e më e zëshme në Europë, duket se kjo atmosferë nuk buron nga vullneti i popujve, por është produkt i një sistemi kompleks interesash gjeopolitike dhe ekonomike.
I ftuar në SYRI i BOTËS në SYRI TV me Dori Dakën, ish-ambasadori, Roland Bini u shpreh se liderët politikë shpesh vijnë në pushtet duke premtuar paqe, por përfundojnë duke i përfshirë vendet e tyre në konflikte të armatosura, një paradoks që tregon një shkëputje të thellë mes premtimeve elektorale dhe realitetit.
Sipas Bimos, kjo linjë mendimi, që i bën jehonë teorive gjeopolitike të fillimit të shekullit të 20-të, e sheh sistemin financiar botëror si një motor që prodhon kriza ciklike, të cilat ushqejnë dhe ushqehen nga konfliktet.
Bimo: Absurditet total. Domethënë njerëzit votojnë për paqen dhe ju sillet lufta. Për shembull Zelenski, presidenti i Ukrainës, fitoi mbi 70% të votave me atë që quhet programi për paqen dhe u përfshi në një luftë. Po kështu dhe presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse dhe shumë presidentë të tjerë fitojnë me premtime për paqen dhe kur vijnë në pushtet, përfundojnë në lufta. Domethënë, me këtë po mundohem të shpjegoj që kjo që keni konstatuar juve, duhet gjithmonë e më shumë të sensibilizojë njerëzit që të jenë vigjilentë ndaj atyre që duan luftë. Problemi, problemi i problemeve është se lufta, në fund të ditës, nuk duket se është edhe aq vullnet i njerëzve sa është produkt i sistemit të në të cilin, i cili prodhon këtë cikël përplasjesh me armë. Sepse, vërtetë që në plan të parë luftrat propozohen si luftë e demokracisë kundra autoritarizmit, e paqes kundra agresionit, kundër luftës e të tjera e të tjera. Por në fund të ditës, kam përshtypjen se mbetet në 100-120 vitet e fundit, pikërisht ajo që gjeografi dhe më tej politikani britanik Halford Mackinder, ka thënë në vitin 1904, që ka të bëjë me kontrollet e territoreve që në fund të ditës janë kontrolle të lëndëve të para dhe janë interesat ekonomike. Sidomos në këndvështrimin e sistemit financiar botëror, i cili herë pas here prodhon, i cili kontrollon pothuajse gjithçka dhe prodhon këto kriza ciklike. Që kam përshtypjen, ëh, kemi pensione si midis shteteve, por ato që janë më problematike janë tensionet brenda shteteve, sepse ëh, ëh, buxhetet ushtarake patjetër do të krijojnë mungesa në sektorë të tjerë të jetës, sikurse është si arsimi apo mbrojtja sociale, çka nuk do të pritet mirë nga popullatat e vendeve të Europës dhe mund të ketë përplasje të brendshme. Sa më shumë të rritet tensioni për mundësinë e përplasjeve të brendshme, aq më shumë elitat ëh transatlantike siç quhen, do ta kanalizojnë pakënaqësinë e popullit kundër shteteve të tjera për të neutralizuar tensionet brenda vendeve të tyre.
© SYRI.net