Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se ka intensifikuar ndjeshëm hetimet ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderator Bled Marku, gazetari Basir Çollaku tha se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), me urdhër të gjykatës, ka zgjeruar kontrollet në rreth 35 lokacione, përfshirë banesa, zyra dhe kompani të lidhura me ish-zyrtaren e lartë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj të ngushtë.
Sipas atij, SPAK po mbledh prova të reja dhe të pakundërshtueshme me qëllim që të paraqesë një kërkesë të dytë, të mirë argumentuar, përpara Parlamentit. Parashikohet që akuza ndaj ish-ministres mund të rikualifikohet, duke përfshirë vepra të rënda penale si “grup i strukturuar kriminal” dhe “korrupsion”.
Në sfondin e këtyre zhvillimeve, për gazetarin, qëndron një presion i shtuar ndërkombëtar. Si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni kanë dërguar sinjale të qarta ndaj qeverisë shqiptare për të mos mbrojtur zyrtarët e akuzuar për korrupsion. Ky qëndrim ka krijuar një ndarje të dukshme, ku në njërën anë qëndron mazhoranca qeverisëse dhe në tjetrën partnerët ndërkombëtarë, opozita dhe vetë SPAK, të cilët kërkojnë zbatimin e ligjit pa dallim.
Vizita e fundit gati 10-ditore e drejtuesve të SPAK në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Çollakut shihet si një garanci e fortë dhe mbështetje direkte për hetimin e dosjeve të profilit të lartë.
Janë shtuar veprimet hetimore të strukturës së posaçme dhe vërehet që hetimi ndaj kryeministres Balluku dhe zëvendësit të saj Rama, janë intensifikuar tashmë. Urdhrit e gjykatës për 35 kontrolle banesash, mjedisesh pune, zyrash, kompanish dhe familjarë të zonjës Balluku, të pandehurës Balluku, të afërmve të saj, në lidhje, le të themi, edhe profesionale, por edhe të kabinetit, të atyre bashkëpunëtorëve që kanë bashkëvdhjeur le të themi, është tashmë një rritje me nxitim në adresë të hetimit të pandehurës Balluku. Sepse këtu kujtojmë siç theksuat me të drejtë ju, pra një rrëzim të kërkesës së parë të prokurorisë së posaçme dhe unë besoj që të gjitha këto veprime, të gjitha provat e reja të cilat janë duke u mbledhur me një ritëm tjetër tashmë, ndryshe nga njëherësh u shkruar, ku informacioni ka qenë edhe më i kufizuar, vijnë me qëllim të qartë për të çuar një kërkesë të përsëritur të prokurorisë drejt kuvendit për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku, me prova të reja, me akuza të reja, me një rikualifikim të veprës penale.
Dhe unë besoj që akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit, është ajo që do të mbërrijë në parlament nga ana e prokurorisë për t'ju shkuar komisionit të rregullores së mandateve, për të shkuar parlamentit, për të shkuar në kuvend, për heqjen e atij imuniteti të refuzuar, por njëkohësisht që prodhon dhe një ndarje të qartë, të fortë mes kësaj qeverie, Brukselit dhe Uashington-it, të cilët në mënyrë të përsëritur, pra është bërë presion ndaj qeverisë, ndaj mazhorancës, ndaj Edi Ramës, që mos të mbrojë të pambrojshmit, mos të mbrojë të pandershmit, mos të mbrojë të akuzuarit për vjedhje, korrupsion, abuzime me shpërdorimeve të detyrës. Pra, është një betejë ku në anën e strukturës së posaçme, por edhe opozitës, e cila ka qenë denoncuese e fortë në adresë të zonjës së sipërpërmendur, ka një, ka një, le të themi, ndarje palësh. Ndërkombëtarët, opozita dhe struktura e posaçme në këtë çështje, janë të bashkuar që ligji të zbatohet, e pandehura të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj saj, ndaj grupit të strukturuar dhe them se prokuroria ka mjaftueshëm prova, krahas atyre tre furgonëve me përgjime që na u saktësuan herën e parë, që i kanë, i ka dhe parlament, i ka dhe mazhoranca, e ka dhe opozita. Dhe natyrisht që Rama këtu është duke mbrojtur vetveten, është duke mbrojtur sepse unë jam tërësisht i bindur që Rama është bashkëpandehur.
Unë mendoj se është konstatim i drejtë ky, kjo që ju theksuat. Pra, sjelljet në vëmendje, vizitën e zotit Braho, Beko dhe Mara, pra dy zëvendësit apo drejtuesit e linjave të krimit të organizuar dhe korrupsionit në strukturën e posaçme, pra një vizitë gati 10 ditore në Shtetet e Bashkuara, si asnjëherë tjetër dhe të gjithë jemi të bindur dhe të vetëdijshëm dhe nuk ka qenë një vizitë turistike, nuk ka qenë një vizitë plazhi. Këta të gjithë këta njerëz edhe kur pushojnë, pushojnë një javë. Pra ka qenë një agjendë e ngjeshur e takimeve me FBI-në, me DEA-n, me DASH-in, me CIA-n, pra me institucionet e zbatimit të ligjit, ata që kanë dosje të rëndësishme dhe në njoftimin e parë të përmendur nga pala amerikane për këto takime të dendura të zhvilluara me autoritetet shqiptare të hetimit, theksohej fakti që në luftën ndaj karteleve ndërkombëtare, më ka bërë përshtypje pikërisht kjo shprehje. Pra që ekipet e përbashkëta kur takoheshin, nxirrnin një konkluzion në njoftimeve që duhet të hetohen kartelet ndërkombëtare. Pra i drejtohen Shqipërisë.
Pra dihen përmasat dhe pesha gjeografike e Shqipërisë, por pesha e narkotikut, fuqia e narkotikut, e grupeve dhe bandave është e asaj përmase, është e atij niveli, sa autoritetet e hetimit ndërkombëtar, ku amerikanët kryesorin, na theksojnë dhe udhëzojnë prokurorët tanë që ne po, bashkë do hetojmë kartelet ndërkombëtare, sepse e tillë, i tillë është aktiviteti i tyre. E tillë është pesha e tyre në botën e trafikut, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Dhe tashmë edhe nga ajo çfarë është zhvilluar atje dhe ajo çfarë ne shohim këtu në veprimet e shpejta, të menjëhershme, debati, le të themi, agjenda e bisedës ka pasur si përqendrim çështjen Balluku, çështjen Sinaloa, çështjen McGonigal dhe pastrimi i parave që e shohim, kujtojmë që ndërkohë që prokurorët gjendeshin në Shtetet e Bashkuara në këto takime intensive, në Shqipëri nisën sekuestrimet për Aksin. Për organizatën tjetër kriminale me banim në kryeministri, që është tashmë dhe zyrtarisht me këto akuza, grup i strukturuar i organizatës kriminale, me qindra milionë euro, me pengmarrje, ku edhe politikanët janë pjesë e kësaj pengmarrje. Me bashkëshortët e kryeministrit të përmendur por ende të papërmendur publikisht nga ana e prokurorisë.
Kishim arrestimin e Ervin Matës, një tjetër, le të themi emër i botës së trafikut në Brazil, por që këtu ka investime dhe pastrimi i parave vazhdon. Pra themi që agjenda Trump, siç ka përmendur ambasada amerikane në mbi 20 e ca njoftime në Tiranë, agjenda e presidentit Trump edhe në Tiranë është luftë ndaj karteleve të drogës ose narkokarteleve siç thonë ata, terroriste dhe sanksionimi i Sinaloas, ku ka dhe një familje shqiptare, është përmendur dhe është theksuar dhe publikisht tashmë vizita e tyre në zyrën e Edi Ramës, takimi me Edi Ramën dhe privilegjet ndërtimore dhe të lojërave të fatit, janë kapituj të rëndësishëm që po marrin një vëmendje të shtuar tashmë në hetim për të shkuar në përballje të drejtësisë, për të shkuar në atë që akuza duhet të vërë para përgjegjësisë penale këto autoritete që janë bashkë të lidhur. Nuk mund të, nuk mund të merren leje ndërtimi dhe të pastrohen miliarda euro në Shqipëri pa afirmuar kryeministri i vendit Edi Rama. Pa afirmuar kryeministrja aktuale, ish-zëvendësja e tij Belinda Balluku. Dhe këto tashmë janë, janë fakte reale. Nuk janë as opinione, nuk janë as ide. Janë emra dosjesh konkrete, janë emra investimesh konkrete, janë, e kuptojmë edhe në dosjen e fundit që e kemi përcjellë dhe ju shpesh në informacionet tuaja, të kartelit Pepa. Po. Pak, një nga faktet interesante është aty që krahas 7.2 ton kokainë që ata kanë trafikuar sipas dosjes tashmë një pjesë e saj e bërë publike, në ato përgjime përmenden dhe emra të tjerë, por ajo çfarë është le të themi, që përfshin qeverisjen, kryeministrin, ministrat, bashkiakët, ishte një fakt shumë interesant që haset shpesh tashmë në botën e grupit të trafikut dhe qeverisë. 89 milionë euro tendera publik.
© SYRI.net