SYRI TV/ BE ka bllokuar IBAR për shkak të ‘Ballukut’, Rama propagandë me reformën në drejtësi

15:53, 03/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur Bashkimi Evropian, ka pezulluar negociatat me Shqipërinë, për shkak të bllokimit që Edi Rama i bëri arrestimit të Belinda Ballukut, kryeministri u mundua të justifikojë këtë fakt me propagandë aktivitetesh të shoqatave të juristëve. Sipas Ramës, mbajtja e një kongresi të ligjit në Tiranë, është  dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi, të cilën ai vetë e pengoi disa muaj me parë, më votimin për imunitetin e Belinda Ballukut. 

Syri tv

 Shqipëria ka bërë hapa pas në procesin e integrimin evropian deri në pezullimin e raportit të IBAR, për shkak të bllokimit që kryeministri Edi Rama ai ka bërë drejtësisë, duke mos lejuar arrestimin e ish zëvendëses së tij Belinda Balluku. Por ndërkohë kryeministri po përpiqet  të justifikojë këtë fakt, me propagandë aktivitetesh nga shoqata juristësh, duke e cilësuar si një event që  mbahet në tiranë, për shkak të  reformës në drejtësi.

Deklaratat e Ramës, i cili pretendon se është  garant i reformës në drejtësi, vjen në një kohe, kur kryeministri me një vendim politik, përdori forcën e kartonëve për të rrezuar kërkesën e SPAK, që kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në 11 episode dhe intimidim  të dëshmitareve. Jo vetëm kaq,  por Rama ndërmori  edhe nismën  ligjore,  për ti dhënë imunitet vetes dhe kabinetit qeveritar, duke ndaluar me ligj,  pezullimin nga detyra për anëtaret e qeverisë, një nisme e cila u bllokua, pas kritikave dhe presioneve nga bashkimi evropian që e cilësoi si tentative për të prekur reformën në drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco