Gara në PD, Qarri: Jo thjeshtë proces formal, Salianji është kandidati i Ramës

Gara në PD, Qarri: Jo thjeshtë proces formal, Salianji është kandidati i Ramës

21:26, 01/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Flavio Qarri ka folur së fundmi mbi garën për kryetarin e PD-së dhe përballjen mes Berishës dhe Selës.

Qarri u shpreh se kjo garë nuk është thjesht një proces formal brenda partisë, por një përplasje e fortë politike për kontrollin dhe drejtimin e së djathtës, duke theksuar se ajo përcakton edhe të ardhmen e opozitës në raport me qeverinë.

Ndër të tjera ai theksoi se: 'Salianji,  jo vetëm kandidimi i tij, por edhe e gjithë lëvizja e tij, do të sulmohej shumë agresivisht sesa PD-ja ka ndjekur dhe ka zgjedhur. Për arsye që unë besoj se ai është kandidati i Ramës'

“Kritere ka, janë gjithmonë. Dëgjo, për aq kohë sa mund të etiketohet hipokrite ky vendim, do të ishte shumë gallatë nëse vendimi do të ishte që lejohen të dënuarit me burgim të formës së prerë. Ai dënim është, sidoqoftë; e njeh apo s’e njeh, ai ekziston, dhe vazhdojnë të qëndrojnë në qëndrimin se është dënim politik. Po citoj Berishën këtu.

Ti e di shumë mirë që kanë një statut tani. Unë po dua ta justifikoj. Unë kam arsye të tjera pse mendoj që Salianji, jo vetëm kandidimi i tij, por edhe e gjithë lëvizja e tij, do të sulmohej shumë agresivisht sesa PD-ja ka ndjekur dhe ka zgjedhur. Për arsye që unë besoj se ai është kandidati i Ramës dhe në këto momente, si kandidati i Ramës, aty duhet të kishte një kriter tjetër që nuk lejon kandidimin e kandidatëve të Ramës dhe ndoshta do të shmangte edhe më shumë emra, qoftë edhe Salianjin. Por, të thashë, Salianjin e shoh shumë problematik si person, jo si kandidat, si person jashtë PD-së sesa…” është shprehur Qarri në Shqipëria Live.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco