Nga Tritan Shehu
‘Rruga’ e përbashkët Rama–Vuçiç mund të çojë shpejt në pasoja të ngjashme për Shqipërinë në raport me Brukselin.
Pas bllokimit të raportit IBAR për Shqipërinë nga Komisioni Europian, ‘këmbanat’ po bien për më keq.
Nuk thonë kot: ‘shoqëria e keqe të merr në qafë’.
Pasojat tejet negative të lidhjeve Rama–Vuçiç tashmë janë të pritshme.
I pamë këto në atë artikull ‘programatik’ famëkeq, anti-integrim, të Rama–Vuçiç.
Ndërkohë, po i ndiejmë në regresin e zhvillimit të disa sektorëve prodhues në Shqipëri, si dhe në humbjen e rolit si ‘lider’ në rajon për integrimin dhe stabilitetin.
Mali i Zi ka çelur ‘Traktatin e Anëtarësimit’ me Islandën, jo me Shqipërinë, e cila po bën hapa pas.
Po ashtu, marrëdhëniet janë më negative se kurrë me faktorin shqiptar në rajon, veçanërisht me Kosovën.
Tashmë Serbisë i bllokohet mbështetja financiare për shkak të degradimit politik të sistemit të drejtësisë.
Shqipërisë, si hap i parë, i bllokohet IBAR, kryesisht për të njëjtën arsye.
Nesër mund t’i vijë radha Shqipërisë për pasoja edhe më të rënda, duke qenë se po ‘lundron’ në të njëjtat rryma me Serbinë, drejt Lindjes.
Regjimet e kanë fytyrën të kthyer nga Lindja.
Ato i tremb Perëndimi.
Prandaj sot Shqipëria ndodhet në udhëkryqin e së ardhmes së saj.
© SYRI.net