VIDEO/ Berisha takim me ministrin e Jashtëm maqedonas, shqiptarët dhe integrimi temat e diskutimit

VIDEO/ Berisha takim me ministrin e Jashtëm maqedonas, shqiptarët dhe integrimi temat e diskutimit

18:03, 01/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe delegacioni që e shoqëron në Forumin e IDU-së në Zagreb, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski.

Biseda u përqendrua në çështje me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për rajonin në tërësi.

Palët shprehën bindjen e përbashkët se procesi i integrimit europian mbetet jetik për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. U theksua nevoja që të dy vendet të përparojnë me ritme të përshpejtuara, nëpërmjet përmbushjes së standardeve europiane dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha vuri në dukje rëndësinë e respektimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë çështje si element kyç për stabilitetin e brendshëm dhe funksionimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës.

Garantimi i barazisë reale, i përfaqësimit të drejtë dhe i zbatimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese u nënvizua si kusht thelbësor për bashkëjetesë të qëndrueshme dhe besim ndërkombetar mes komuniteteve.

Delegacionet diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si energjia, infrastruktura dhe siguria rajonale, si dhe koordinimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare. U theksua se një bashkërendim më i ngushtë mes dy vendeve është i domosdoshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Partia Demokratike dhe Partia Republikane rikonfirmuan angazhimin e tyre për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri–Maqedoni e Veriut dhe mbështetjen e çdo iniciative që kontribuon në paqe, stabilitet dhe integrim europian të rajonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco