Pas protestave të fundit të opozitës, dalin në dritë akuza të rënda për dhunë sistematike dhe fabrikim provash nga ana e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve të arrestuar. Eda Grimçi, përfaqësuese e Partisë Demokratike dhe pjesë e grupit të avokatëve që ndjekin çështjet e të ndaluarve, ka denoncuar një skemë të mirëfilltë abuzimi që nis me arrestimin dhe përfundon me akuza të sajuara.
Sipas dëshmisë së saj, një nga aspektet më shqetësuese është dhuna e ushtruar gjatë arrestimeve. Të gjithë personat e ndaluar raportohet se kanë pasur shenja të qarta dhe të dukshme dhune fizike në trup. Më tej, pretendohet se punonjësit e policisë refuzojnë në mënyrë sistematike që këto shenja të evidentohen dhe të pasqyrohen në procesverbalet zyrtare, duke fshirë kështu provat e një keqtrajtimi të mundshëm.
Pasi protestuesit dërgohen në komisariate, avokatët mbrojtës përballen me një mur heshtjeje. Grimçi shpjegon se ata mbahen në pritje për dy deri në tre orë pa marrë asnjë informacion për klientët e tyre. Gjatë kësaj kohe, policia mbledh të dhënat personale të të arrestuarve dhe më pas, sipas akuzave, përgatit raportet e shërbimit bazuar në një "fabul" të paracaktuar. Kjo do të thotë se ngjarjet dhe akuzat penale, si kundërshtimi i forcave të rendit apo hedhja e molotovëve, shkruhen fillimisht dhe më pas këtyre skenarëve u bashkëngjiten emrat e personave të arrestuar, pavarësisht nëse ata kanë qenë apo jo të përfshirë.
Kjo praktikë e akuzave kolektive, ku të gjithë të arrestuarit ngarkohen me të njëjtat vepra penale, cilësohet si një "farsë totale". Për më tepër, raportet e shërbimit shpesh përmbajnë pasaktësi flagrante, siç është fakti që një grup i vogël oficerësh firmosin si dëshmitarë për arrestime të ndodhura në të njëjtën kohë por në vende të ndryshme, gjë që është fizikisht e pamundur. Këto raporte, të mbushura me kontradikta, paraqiten si prova e vetme në gjykatë.
Edvin Parruca: Jemi të lidhur drejtpërdrejt me zonjën Eda Grimçi, si kryetare e degës nëntë të Partisë Demokratike. Zonja Grimçi. Do të flasim natyrisht për protestën, por për atë pjesë të protestës, ndodhitë që nuk janë dhe aq të dukshme për publikun. Ju hyni tek ai grup i vogël njerëzish të cilët pasi ka mbaruar protesta, pasi kanë mbaruar edhe debatet e mbrëmjes për protestën, vazhdoni të qëndroni, të shikoni gjendjen, komisariatet, të ndaluarit, të proceduarit, çfarë ka ndodhur, kush është dhunuar, kush mbahet padrejtësisht e kështu me radhë. Kështu që do të doja ta nisnim nga kjo pjesë së pari, se ky ka qenë debati kryesor këtë herë, mënyra se si ndërhyri policia, dhuna e ushtruar mbi protestuesit.
Eda Grimçi: Atëherë, po, bëj pjesë tek ai grupi ku mbasi fillon edhe bie gazi lotsjellës dhe fillojnë arrestimet, aty fillon pastaj edhe beteja tjetër që nuk duket. Dhe ne shkojmë në komisariate, siç edhe ju e pasqyroni gjithmonë, dhe aty shohim pastaj gjendjen sa të arrestuar ka, si janë arrestuar, sa janë dhunuar dhe të paktën në këto protestat e fundit, ne shkojmë në komisariat sepse jemi të sigurt që do të përballemi vetëm me arrestime në flagrancë. Nëse më përpara procedohej që mund të arrestoheshin dy-tre vetë dhe liroheshin të tjerët, tani të gjithë personat që arrestohen, pavarësisht se ku janë arrestuar dhe çfarë kanë bërë, akuza është kolektive për të gjithë njësoj, sikur të gjithë njësoj në të njëjtin moment të kenë bërë të njëjtën gjë. Është absurde në fakt. Po këtë radhë ka qenë gjëja më shqetësuese dhe absurde ka qenë fakti i dhunës që është përdorur gjatë arrestimeve. Të gjithë të arrestuarit ishin me shenja dhune të qarta dhe të dukshme.
Edvin Parruca: Të gjithë?
Eda Grimçi: Dhe nuk pranohet që ne t'i shkruajmë këto gjëra në procesverbal.
Edvin Parruca: Më tregoni pak këtë skenën. Çfarë ndodh në komisariate? Cilat janë vështirësitë? Se kjo është pjesa që nuk duket nga publiku.
Eda Grimçi: Atëherë po jua them qartë që ta dëgjojnë mirë të gjithë teleshikuesit tuaj. Arrestimet bëhen, kap njerëz që u duket sikur kanë shkuar në protestë dhe i arrestojnë. Pra, nuk bëhet sepse kanë qenë të stacionuar, të pozicionuar diku, i kanë parë që të kryejnë akte dhune. Përveç rastit të fundit që u futën dhe kapën, përsëri edhe aty kanë kapur qytetarë rastësor. Në momentin që i arrestojnë, i çojnë në dhomat e paraburgimit, pra në qelitë e izolimit nëpër komisariate dhe i mbajnë aty. Dhe ne paraqitemi menjëherë, gjysmë ore mbasi marrim vesh, pas protestës që ne marrim vesh që ka arrestime. I mbajnë aty dhe ne avokatëve na vonojnë dy deri në tre orë dhe nuk na japin asnjë informacion. Informacioni i parë që marrim janë vetëm emrat pasi ata regjistrohen kur shkojnë aty. Dhe u mblidhen të gjithëve kartat e identitetit. Po. Dy-tre orë më vonë, mbasi ata kanë marrë të dhënat dhe ID e këtyre personave, ata përgatisin raportet e shërbimit. Përgatisin raportet e shërbimit dhe fabulës i veshin emrat e personave. Pra, u godit këtu, u ushtrua dhunë këtu, u kundërshtua forcat e rendit, u hodh molotov dhe këtë e ka bërë ky, dhe ky. Farsë totale. Pra arrestojnë njerëz kot.
Edvin Parruca: Ne kemi parë në të kaluarën, ne kemi parë që gjykata i liron pastaj, sepse nuk mund të provohet, policia nuk provon dot asnjë nga...
Eda Grimçi: Ja këtu do ndalesha. Atëherë, duke qenë se në të gjitha rastet në gjykatë, të paktën për gjashtë protestat e fundit gjykata i ka liruar sepse, i ka liruar me të drejtë. Se nuk mund të pretendojmë ne që gjykata është në favor të opozitës dhe bën atë që do opozita. Sepse gjykata dhe organi i akuzës kanë presion të jashtëzakonshëm nga pushteti. Por nuk mundet as përballë presionit të jashtëzakonshëm ta shkelësh kaq rëndë dhe të futësh të pafajshëm në burg. Se prokurorët kanë ardhur edhe me masa arresti. Ka pasur raste ku kanë qenë vërtet në lartësinë e detyrës. E kanë parë dosjen, i kanë parë provat dhe kanë ardhur me masa për detyrim paraqitje. Po ka patur raste ku kanë ardhur me masa arresti dhe me arrest shtëpie. Dhe gjykata e ka parë që vetëm raporti i shërbimit është konsideruar nga ana e tyre i mjaftueshëm për t'i arrestuar këta persona, për tre a po katër vepra të ndryshme penale që do t'i futemi pak më vonë. Dhe kush janë veprat penale që pretendohet që protestuesit bëjnë. Dhe në një raport shërbimi kanë qenë dy apo tre oficerë, në total ka qenë një grup prej gjashtë apo shtatë oficerësh, që përpilonte këto raportet e shërbimit dhe dy apo tre oficerë kishin bërë për, në dy, se kanë pasur edhe raste që janë arrestuar 40 vetë. Dhe këta shtatë firmosnin për tre këtu, për dy atje. Domethënë, nuk kuptoj, ku ishin stacionuar këta? A ishin te Air Albania? A ishin te sheshi Skënderbej? Dhe nuk ishte e njëjtë ora e ndalimit, me orën e arrestit, me orën e protestës. Dhe ne i kemi, të vetmen provë që ata prezantonin të kishim, ua kemi kundërshtuar…
© SYRI.net