Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Shtet rrumpallë/ Autokrati Rama flet si krye-pronar i vendit: Nuk ka faj njeri që u dogj pallati

Shtet rrumpallë/ Autokrati Rama flet si krye-pronar i vendit: Nuk ka faj njeri që u dogj pallati

10:32, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama bëri një reagim skandaloz në lidhje me situatën e krijuar pas djegies së një pallati në Tiranë.

Fillimisht ai foli në emër të drejtësisë kur tha se zjarri nuk ka ardhur për shkak të cilësisë së ndërtimit.

Më pas foli si krye-ndërtues dhe krye-pronar i vendit kur tha se megjithatë pallatin do e ndërtojë nga e para vetë ndërtuesi.

Në një vend normal funksionojnë ligjet dhe rregullat, por në Shqipërinë e autokratit Rama vendos krye-kadiu.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin!

Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet - rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithsesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco