E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, theksoi se kuadri i shqyrtimit të Investimeve të Huaja Direkte është një mjet strategjik që ndihmon në tërheqjen e investimeve, ndërsa mbron sektorët dhe interesat kyçe të vendit.
Postimi i plotë:
"Kuadri i shqyrtimit të IHD-së (Investimeve të Huaja Direkte) të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik – është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare." - E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte.
© SYRI.net