Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Po zhvillohet një luftë hibride për të dëmtuar protestat’, Semanaj: Po drejtohet nga kryeministri

18:01, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj u shpreh se po zhvillohet një luftë e mirëfilltë hibride po zhvillohet në rrjetet sociale, teksa iu referua protestave qëe po mbahen tashmë jo vetëm në kryeqytet por edhe jashtë kufijve shqiptarë, e cila dirigjohet drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore dhe vetë kryeministri për t’i dëmtuar ato.

Semanaj theksoi se përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, videove të manipuluara dhe llogarive false, po synohet ulja e shikueshmërisë së zërave kritikë ndaj qeverisë.

Sipas tij, mekanizmi i përdorur përfshin postimin e videove fake që nxisin dhunë, përmbajnë shenja antisemitizmi ose përmendin Iranin.

Një tjetër element shqetësues, theksoi eksperti, është përdorimi i institucioneve të rëndësisë së veçantë si një mjet presioni, dhe kjo u shpreh Semanaj po përdoret nga kryeministri si një formë shantazhi për të frikësuar qytetarët, duke u dhënë mesazhin se ata janë nën monitorim dhe përgjim të vazhdueshëm në botën virtuale.

Jemi në një luftë hibride. Por ideja është që lufta hibride po drejtohet nga zoti Kryeministër. Pra, autobuzët e krijuar me inteligjencë artificiale dhe të postuar në studio, në studio me goxha peshë në Shqipëri ishin nga ato që mbështesin retorikën e zotit Kryeministër. Makina me targa serbe që i, makina me targa serbe që i përkiste vizioni ndërkombëtar u postua nga njerëzit e zotit, zotit Kryeministër. Algoritmat duke postuar video fake sikur kjo protestë nuk është për të gjitha shqetësimet që kanë qytetarët, që secili prej tyre ka arsyen e tij pse është në shesh, në atë shesh, ishin po nga zoti Kryeministër. Dhe këto video fake, duke nxitur, duke bërë thirrje për dhunë e të tjerë e të tjerë, ishin thjesht për të dëmtuar algoritmin, sepse kjo është mënyra se si funksionojnë rrjetet sociale, në mënyrë automatike. Pra, nëse shohin që ka video të cilat bëjnë thirrje për dhunë, nëse shohin që ka video me shenja antisemitizmi, nëse shohin që ka video në të cilat përmendet Irani, patjetër, patjetër që këto platforma marrin masa dhe ulin shikueshmërinë. Jemi në një luftë hibride, por një luftë hibride e dirigjuar nga institucione, nga institucionet shtetërore. Dhe dua të rikujtoj edhe diçka që më ka bërë shumë përshtypje dhe nuk është folur shumë.

Në daljen e tij të parë, Rama deklaroi që mos harroni që ne kemi një ndër njësitë e krimit kibernetik më të mira në Evropë dhe Ballkan, duke iu referuar AKCESK. Tani mund ta pyesim zotin Kryeministër, pse e përmendi këtë? Për të shantazhuar qytetarët që jeni në monitorim, jeni nën përgjim dhe ne e dimë çfarë postoni, kush poston dhe si postoni? Pse nuk ka pse një shtet, një drejtues i shtetit të dalë me një deklaratë të tillë duke përmendur institucionet e rëndësisë së veçantë. E para dhe e dyta, zoti Kryeministër na tha që ju jeni të sponsorizuar nga Greqia, nga Greqia kaluam te Serbia dhe pastaj përfunduam në Iran. Nuk besoj se ndonjë qytetar i, sidomos, po marr për pjesën e diasporës meqë edhe jetoj në, jetoj jashtë Shqipërisë, do pranonte të sponsorizohej nga agjenturat e huaja dhe të organizonte protesta në mes të Vjenës, në mes të Brukselit, në Nju Jork e tjerë e tjerë, duke pasur respektin maksimal të forcave të rendit dhe duke pasur një numër të konsiderueshëm qytetarësh të këtyre shteteve të cilat i bashkohen, i bashkohen thirrjes, thirrjes së qytetarëve, qytetarëve shqiptarë.

Patjetër që po dhe këtë mund ta shohim me një pjesë të influencuesve, mund ta shohim me një pjesë të atyre zërave që mundohen të bëjnë ose të bëjnë politikëbërje. Kanë marrë një sasi të konsiderueshme raportimesh nga akaunte fake bazuar dhe tek hashtag-et që ato, ato përdorin. Pra është diçka që unë e kam parë personalisht te shumë shokë dhe miq të mi, të cilët kanë pasur një trafik goxha të lartë dhe pas këtyre fushatave të koordinuara sulmesh ndaj llogarive të tyre ka rënë trafiku. Por ajo që i kam bërë edhe më përpara, ajo që i kam bërë dhe përpara domethënë, i kam bërë thirrje protestuesve të lënë mënjanë edhe dasitë e tyre ideologjike sepse është momenti për t'u bashkuar për diçka më të madhe, më të madhe sesa bindjet politike ndoshta, të mbështesin njëri-tjetrin me një like, me një share, me një comment në mënyrë që zëri i shqiptarëve të shkojë në çdo vesh të çdo qytetari në Shqipëri, në diasporë por dhe të organizmave dhe organizatave. Po ta shohim ditët e fundit algoritmi përsëri po kthehet aty ku ishte më përpara, megjithëse u tentua të dëmtohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco