Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enri Çeno, në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, komentoi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rolin e SHBA-së në rajon.
Ai u shpreh se media është e ndarë sipas interesave politike, ndërsa theksoi se politikat aktuale amerikane përputhen me premtimet e Donald Trump. Sipas tij, SHBA ka forcuar ndikimin në hemisferën perëndimore përmes zbatimit të doktrinës Monroe dhe ka kufizuar influencat kundërshtare.
Për Lindjen e Mesme, Çeno tha se përpjekjet diplomatike kanë dështuar dhe ndërhyrja ushtarake është parë si e pashmangshme. Ai shtoi se Irani ka rritur ndikimin përmes mbështetjes së grupeve të armatosura, ndërsa veprimet e Izraelit, ndonëse të ashpra, konsiderohen të domosdoshme sipas deklarimeve zyrtare.
Çeno:
Sigurisht që propaganda mediatike, edhe në Shqipëri edhe kudo tjetër, është e ndarë sipas interesave politike që ata kanë. Po të ndjekim median sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të ndarë që para se Donald Trumpi të vinte në pushtet. Pra, që kur ai kandidoi si, ishte kandidat brenda primareve republikane, e cilëson, e kanë cilësuar mediat e majta, dhe shumica atje janë media të majta, si kudo në botë në fakt.
Por ajo që po ndodh sot, pa llogaritur mënyrën se si janë implementuar, janë të gjitha premtime të fushatës së Donald Trumpit dhe të Partisë Republikane.
Po patjetër, patjetër. Pra po të shikojmë nëpërmjet doktrinës Monroe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë hegjemoninë totale brenda hemisferës së tyre. Pra në hemisferën perëndimore. Janë eliminuar të gjithë aktorët, kundërshtarët dhe influencat kundërshtare brenda hemisferës. Pra Venezuela ishte njëra nga ato, e cila kishte jo thjesht, investonte para në kartelet e drogës, por edhe kishte fluksin energjitik, e cila shkonte më pas drejt Kinës dhe vendeve të cilat cilësohen edhe sipas doktrinës amerikane, si vende kundërshtare, si vende jo aleate.
Dhe në këtë mënyrë ata e nisën duke filluar një lloj spastrimi brenda hemisferës së tyre, duke implementuar pikërisht këtë doktrinën e famshme Monroe. Kjo nisi me Panamanë. Pra nuk duhet të harrojmë Panamanë, është faktor shumë i rëndësishëm. Panamaja është ndërtuar dhe krijuar si rrugë komunikimi tregtar, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dekada më parë. Më pas,presidenti amerikan i asaj kohe, Jimmy Carter, i dha të drejtën, ia ktheu Panamasë për të patur edhe një lloj backup-i ekonomik, pra përfitimi nga kalimi i fluksit tregtar që kalonte nëpërmjet ngushticës.
Dhe që nga ajo kohë, dobësimi politik i një sërë presidentësh, duke ndjekur edhe axhenda plotësisht liberale në një mënyrë, bëri të mundur që influenca kineze të rritet në mënyrë të tejshkallshme brenda kufirit amerikan. Kështu që me presidentin e ri, influenca amerikane, sado ata të mundohen nëpërmjet propagandës ta sulmojnë, ta shajnë, ta, të përdorin terma të ndryshëm për të, influenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot është shumë herë më e madhe brenda hemisferës së saj.
Edhe me presidentët e mëparshëm. Pra, të gjithë presidentët e mëparshëm, që nga koha e Ronald Reagan do të thoja unë. Pra, edhe me presidentët Bush, të madhin dhe të voglin, ka patur një lloj çedimi, nga kjo hegjemonia amerikane brenda hemisferës së saj. Duke, duke dërguar, si të thuash, vëzhgimin dhe influencën në rajone të tjera. Përsa i përket rajonit të Lindjes së Mesme, sigurisht që ishte e detyrueshme të kishte një lloj zgjidhjeje, ë, dhe ndoshta dhe me siguri, kjo zgjidhje do vinte nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake. Nuk kishte mënyra të tjera. Janë provuar mënyra diplomatike, madje edhe duke ofruar para nga buxheti i shtetit.
Pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vite të tëra, nëpërmjet asaj marrëveshjes së famshme për armët bërthamore me Iranin, kanë dhënë miliarda dollarë nga buxheti i tyre, vetë Iranit. Por ato para janë përdorur, sipas informacioneve që kanë, që ekzistojnë tashmë nga, nga shërbimet, janë përdorur për këto proxit, pra për Hezbollahun, për krijimin e Hamasit, për Huthit nga krahu tjetër. Irani ka rritur influencën, ka destabilizuar të gjithë rajonin nëpërmjet këtyre proxive. Nëse ne i kthehemi edhe mënyrës së përdorimit të forcës ushtarake nga ana e Izraelit, sigurisht që ne mund të themi këtu që ajo ishte në mënyrë e tejshkallshme, krahasuar me kundërshtarin që kishte përballë. Por, të paktën sipas të dhënave që vetë shteti i Izraelit ka deklaruar, nuk kishte rrugë tjetër. Edhe kjo, në një farë mënyre, nuk është thjesht aspekt propagande, por është influenca që është krijuar që vetë shoqëria sot njerëzore ka një lloj perceptimi tjetër nga Izraeli që ka patur para 10, 15 apo më shumë vitesh.
© SYRI.net