Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Negociatat në Lindjen e Mesme, Beqiri: Paqja është e mundshme, SHBA po shtyn përpara negociatat

09:52, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu, juristi dhe ish-drejtuesi i SHISH, Evarist Beqiri, i ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se debatet publike shpesh devijojnë nga interesi kombëtar.

Beqiri u shpreh se qasja ndaj situatave të ndërlikuara ndërkombëtare nuk duhet të dominohet nga “tifozllëku”, por nga një analizë e ftohtë dhe e orientuar drejt interesave kombëtare. Sipas tij, debatet e shumta në media shpesh janë të cekëta dhe të mbushura me protagonizëm të panevojshëm nga individë që nuk kanë ekspertizën e duhur.

Duke u ndalur te situata aktuale, ai theksoi se nuk mund të thuhet se njëra palë po fiton qartësisht, por gjithashtu negociatat nuk mund të konsiderohen dështim.

Sipas Beqirit, bllokada në këtë zonë vijon të jetë efektive, pasi të dhënat zyrtare tregojnë se nuk ka pasur kalim të anijeve, ndërsa portet iraniane mbeten të përfshira në këtë situatë. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur një qëndrim konsekuent dhe paralelisht po vijojnë përpjekjet diplomatike, me mundësinë e një raundi të ri negociatash së shpejti. Në analizën e tij, Beqiri e cilësoi konfliktin si të kufizuar, duke vënë në dukje se palët kanë treguar kujdes për të shmangur përshkallëzimin në shkallë të gjerë. Ai theksoi se zhvillimet në Liban përbëjnë një element të rëndësishëm, pasi shteti libanez ka pranuar publikisht se Hezbollah-u është një problem për vendin.

Ndërkohë, situata në Gaza mbetet dramatike. Beqiri përmendi raportimet për viktima civile, përfshirë fëmijë, duke e cilësuar këtë fazë si më të rrezikshmen dhe më delikaten. Sipas tij, çështja e çarmatosjes së Hamasit do të jetë vendimtare për arritjen ose jo të një paqeje të qëndrueshme në rajon.   

Beqiri: 

Ne nuk duhet të bëjmë tifozllëk, por ne duhet të pozicionohemi në raport me interesat tona kombëtare dhe në këtë aspekt, tifozllëku nuk ndihmon fare dhe këto debate shterpë që ne shikojmë nëpër media, protagonizëm të panevojshëm ndonjëherë nga shumë njerëz që nuk janë dhe në gjendje që të flasin ose të gjykojnë për të tilla gjëra. Megjithatë, kjo është një çështje tjetër. Unë do të thoja këtë që nuk e gjykoj që po fiton qartësisht ndokush në këto momente. Por, as dështim nuk do t'i quaja këto negociata. Janë me faza. Pra, ne po flasim sot për një situatë deri diku paradoksale, sepse nga njëra anë kemi një armëpushim që po qëndron, por nga ana tjetër kemi një presion maksimal, sidomos në ngushticën e Hormuzit, por jo vetëm aty. Pra, është sot një bllokadë aty që, që funksionon dhe nuk ka kaluar asnjë anije nga të dhënat të paktën zyrtare.

Po ishte një, në fillim ky informacion, por me çfarë verifikuam sot, me çfarë kam parë unë të paktën, është rikthyer prapë mbrapsht, nuk ka kaluar asnjë anije. Pra, bllokada përfshin portet iraniane gjithsesi, jo portet e tjera të Gjirit, dhe në këtë këndvështrim, amerikanët janë treguar konsekuentë dhe nuk kanë lejuar dhe nuk do të lejojnë me sa duket dhe për më tepër, ata po vazhdojnë nga ana tjetër negociatat dhe flitet së shpejti për një raund tjetër negociatash, ndoshta brenda javës, prapë në Islamabad. Pra, paqja është e mundshme, por akoma nuk është arritur.

Është bërë një konflikt, por një konflikt i kufizuar dhe të dyja palët kanë qenë të kujdesshme për mos të arritur në situata përshkallëzimi të gjerë në rajon dhe fakti që pati një degëzim të konfliktit në Liban është një element për të cilin të gjitha palët po përpiqen që ta sjellin pra në situatë normaliteti, sepse ka vazhduar përditë takimi i ambasadorit, pra, libanez dhe atij izraelit në Shtetet e Bashkuara. Dhe Libani sot që po flasim ka pranuar që Hezbollah-u është një problem për të. Dhe kjo është një arritje e madhe.

Pra zyrtarisht shteti i Libanit nuk është në të njëjtin qëndrim me Hezbollah-un dhe kjo dihet. Dhe tashmë duket sikur në një farë mënyre i ka prerë dhe mbështetjen Hezbollah-ut me veprimin e fundit sepse i kishte premtuar që nuk do sulmonin Izraelin në këtë konflikt. Ndërkohë, Garda Revolucionare i dha urdhrin për të sulmuar dhe ata sulmuan. Kur erdhi puna..

Dhe sot ka pasur sulme. Dhe sot që po flasim në mëngjes, flitet për sulme me raketa nga Libani, pra nga Hezbollah-u, se nuk është shteti i Libanit që sulmon Izraelin, drejt Izraelit. Pra kur janë duke u zhvilluar, thashë dhe duket se janë në rrugë të mbarë me mbikëqyrjen amerikane, pra po zhvillohen në Uashington midis dy ambasadorëve, drejtpërdrejt negociatat, për të bërë të mundur arritjen e një paqeje,për të sqaruar dhe për të arritur në një marrëveshje të qëndrueshme paqeje, pra mos të ketë sulme, sepse ka pasur të vrarë civilë, të pafajshëm. Po nëse bazat e Hezbollah-ut janë në pallate banimi...

Dhe sot në Gaza për më tepër ka pasur sulm nga ushtria izraelite dhe flitet për të vrarë dhe prapë për fëmijë, pra që është një situatë dramatike dhe aty që po flitej për një paqe të mundshme dhe për një fazë tjetër, por që është faza, do të thoja, më e rrezikshme dhe më delikate sepse ka të bëjë me çarmatosjen e Hamasit dhe ajo e bën ose nuk e bën të mundshme paqen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco