Avokatja Adriana Kalaja ngre akuza të forta lidhur me zjarrin që përfshiu ditën e djeshme pallatin në Tiranë, duke deklaruar se objekti nuk ka kaluar asnjë proces të rregullt kontrolli apo kolaudimi.
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, ajo theksoi se ndërtimi, megjithëse fillimisht me leje, është kaluar në proces legalizimi, duke shmangur detyrimet ligjore dhe kontrollet teknike, çka sipas saj përbën një skandal të madh dhe një rrezik serioz për jetën e banorëve.
Adriana Kalaja: Së pari njëherë, ka një problem shumë të madh kulla ku është djegur. Është një problem që nuk mendoj që është as rastësi, po as si papërgjegjshmëri, sepse kjo kulla ka patur leje ndërtimi. Dhe në moment që doli VKM-ja, e mbani mend ju mirë, VKM-ja e famshme për ndërtimet pa leje, kjo kullë, ky ndërtim kaloi nga leja e ndërtimit në legalizim. Pse ndodhi kjo?
Është, është një skandal i madh që duhet të hetohet. Pra, ka patur një leje ndërtimi për këtë kompleks. Aty ku ndodhi ngjarja. Tek farmacia 10. Në moment që doli VKM-ja për ndërtimet pa leje, e mbani mend ju, me atë pallatin nëntë katësh të famshëm tek liqeni thatë e të tjera e të tjera. Ndërtues të ndryshëm, duke përfshirë sidomos Armand Lilon, çfarë bën? Hoqën dorë nga leja e ndërtimit dhe iu kthyen procedurave të legalizimit. Pra, e gjithë kjo pronë është regjistruar në kadastër nëpërmjet legalizimit dhe jo lejes së ndërtimit. Aty nuk ka as kolaudim, aty nuk ka as kontroll se si është zbatuar projekti në bazë të lejes, pasi duke kaluar nga leja e ndërtimit në legalizim, shmangen tatimet, miliona e miliona euro. Pra, taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa 3% për arsimin e të tjera e të tjera. Pra, ky është problemi i madh, kryesor, ku ndër vite, edhe në atë kompleks, banorët kanë patur një problematikë të shtuar me Armand Lilon, po de facto me Erjon Veliajn dhe Fatmir Xhafën.
E dyta, në 2023-shin unë e kam denoncuar këtë rast dhe madje disa portale që e shpërndanë lajmin tim, unë kisha bërë diçka edhe për ironi. Thashë, kulla digjet edhe Armand Lilo krihet. Dhe sot, fatkeqësisht, duke u referuar dhe ngjarjes së rëndë ndaj banorëve, koha më dha të drejtë. Koha më dha të drejtë sepse, përveçse ne nuk kemi një kontroll të territorit, ne shkojmë deri në fatkeqësi të kësaj natyre.
© SYRI.net