Pas flakëve që përfshinë pasditen e djeshme kompleksin rezidencial në Tiranë, dhjetëra banorë mbetën pa strehë, ndërsa shqetësimi për natën e parë pas tragjedisë u kthye në pyetjen kryesore.
Gjatë një deklarate për mediat, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, u përball me pyetjen direkte të gazetarëve: Çfarë do të ndodhë me familjet që humbën shtëpitë nga zjarri dhe ku do të flenë ata sonte?
Përgjigjja e tij ka shkaktuar reagime. Ai u shpreh se kjo situatë nuk e ka preokupuar në mënyrë të veçantë, duke theksuar se, sipas tij, banorët mund të gjejnë zgjidhje tek kushërinjtë, halla, daja pasi jemi shqiptarë.
Një përgjigje qesharake e pa asnjë lloj përgjegjësia e njeriut që përfaqëson qeverinë në kryeqytet. Një tallje e paparcedentë më hallexhinjtë që zjarri i detyroi të linin shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, në terren, familjet e prekura vijojnë të përballen me pasojat e menjëhershme të zjarrit, mes pasigurive dhe mungesës së një plani të qartë për strehimin emergjent.
© SYRI.net