Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Zjarri s’dogji vetëm një pallat, ekspozoi sistemin e kalbur’, Abilekaj: Pasojë e ‘masakrës’ së ndërtimeve, Rama-Veliaj!

20:27, 14/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarri masiv që përfshiu një pallat banimi në kryeqytet për orë të tëra, nuk është vetëm një ngjarje tragjike, por edhe një kambanë alarmi për kaosin urban dhe mungesën e sigurisë që ka pllakosur Tiranën.                    

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Syri Tv, analisti Enton Abilekaj tha se ndërhyrja e vështirë e shërbimeve të emergjencës dhe shkalla e rrezikut nxorën në pah problemet sistemike që fshihen pas fasadave të ndërtesave të reja, duke nxjerrë në pah 'masakrë' e ndërtimeve me lejet e dhëna nga dyshja Rama-Veliaj.

Teksa iu referua zjarrit në pallatin pranë zonës ‘Farmacia 10’, Abilekaj tha se ngjarja tregoi se Tirana është praktikisht e papërgatitur për t'u përballur me fatkeqësi të kësaj përmase.

E gjitha situata, shpjegon Abilekaj ndodh si pasojë e “masakrës së ndërtimeve”, duke e shndërruar kryeqytetin, në një “qytet të asfiksuar”, ku pallatet ndërtohen ngjitur me njëri-tjetrin, pa respektuar distancat ligjore dhe kriteret minimale të sigurisë.

Kjo jo vetëm që u heq banorëve dritën e diellit, theksoi Abilekaj, por krijon “kurthe zjarri”, ku flakët mund të përhapen me lehtësi nga një ndërtesë në tjetrën.

Këtu imagjinoni në një ngjarje si kjo, që është një incident, që në një vend normal, ku funksionojnë institucionet do ishte mbyllur besoj për orë të tëra më parë. Kemi rreth katër orë tani që merremi me zjarrin. Ndërkohë që në Shqipëri është mbledhur e gjithë Shqipëria, që nga policia deri te drejtori i Policisë së Shtetit merret me këtë gjë. Ushtria. Të gjithë zjarrfikëset e Shqipërisë janë mbledhur nga Vora, , Tirana, Kamza. Të gjithë zjarrfikëset mblidhen aty dhe si rrjedhim vetëm një pompë zjarrfikëse arrin të ngjitet me vinç, sepse nuk kanë mjete të tjerët. Nuk ka mundësi, nuk ka shkallë sigurie,nuk ka mjete kundër fikjes së zjarrit, nuk ka cilësi ëh, të ndërtimit që, që të rezistojë.

Këtu ndërtimet janë pa asnjë lloj kriteri. Këtu janë pallatet ngjitur me njëri-tjetrin, i zënë njëri-tjetrit diellin dhe si rrjedhim i marrin dhe zjarrin njëri-tjetrit. Të mirë dhe të keqen. Të mirë dhe të keqen, çdo gjë. Dhe mendoj që ne jemi në një ëh, qytet të mbytur tashmë, një qytet që nuk ka zgjidhje, që duhet t'i urojmë Zotin që të mos ndodhin ngjarje të tilla, sepse zgjidhjet nuk ka. Nuk të jep askush. Një qytet me, me 800,000 banorë të pranuar, përveç të tjerëve që vijnë, punojnë ose kanë ardhur dhe s'janë regjistruar akoma. Dhe duhet të marrësh zjarrfikëse nga Vora dhe nga Kamza ky qytet për të pasur zjarrfikëse. E kupton ç'do të thotë kjo pra? Në një qytet që për një pallat, për një zjarr në një pallat, duhet të angazhohet ushtria dhe policia e shtetit, çdo resurs që kemi, sepse ata që kanë pasur në dorë t'i japin lejet, të bëjnë kontrollin, të bëjnë ndërtimin, nuk ka zbatuar asnjë rregull.

Pasojat e atyre do t'i paguajnë këta, sepse këta të shkretët, policia e shtetit nuk ka faj, as drejtori i policisë së shtetit, sigurisht, ata shyqyr që janë aty për të shmangur sa më shumë dëmin. Por ky dëm është ndërtuar nga ata që i kanë emëruar. Fajtor për këtë qytet që është ndërtuar kështu, dihet, është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Me stafin e tyre, të cilët kanë ndërtuar këto, këtë sistem të këtij qyteti të pajetueshëm, një qytet që rrezikon çdo sekondë të, të ketë çdo lloj sëmundjeje, çdo lloj zjarri, çdo lloj të keqeje që i vjen nga natyra ose nga njeriu. Lejen e jep Edi Rama me Erion Veliajn.

Kushtet e lejes i kontrollojnë ata, largësinë në bazë të ligjit e kontrollojnë ata që japin lejet, institucionet që janë në varësi të tyre. Dhe pastaj kur mbaron pallati e kontrollojnë pikë, prapë ata janë të detyruar ta kontrollojnë, nëse janë zbatuar apo jo këto rregullat të këtyre institucioneve, pra bashkia dhe qeveria. Dhe kur ata japin leje ama, në një pallat ngjitur me pallatet e tjera dhe ku nuk janë zbatuar rregullat e sigurisë minimale, atëherë ne përgjegjësinë duhet ta kërkojmë jo vetëm te ndërtuesi, por dhe te ata që i kanë dhënë lejen ndërtuesit.

Kjo nuk ndodh në Shqipëri, po në vende të tjera të botës kur ka ngjarje të tilla, nis një hetim që nga ai që ka dhënë lejen dhe deri tek ai që e ka marrë në dorëzim. Minimal, po nuk do ketë hetim për këtë, është e sigurt sepse dihet që hetimi ku të çon. Hetimi të çon te Erion Veliaj dhe te Edi Rama. Kështu që, kështu që nuk do të ketë hetim për këtë gjë. Problemi është që çfarë duhet dhe çfarë do ishte e mirë, që qytetarët e shkretë, ata që sot nuk kanë as ku të flenë, që kanë humbur pasurinë që kanë ndërtuar aty shtëpinë dhe çfarë kanë brenda në shtëpi, dhe që do kërkojnë të jetojnë ku të mundën, ata të gjejnë pak drejtësi të paktën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco