Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO/ Boçi: Një samit me turp brenda, arvanitasit nuk janë emigrantë, por vendas

VIDEO/ Boçi: Një samit me turp brenda, arvanitasit nuk janë emigrantë, por vendas

20:18, 14/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht deputeti Luçiano Boçi ka reaguar pas transmetimit të një dokumentari në samitin e Diasporës, që i cilëson arvanitasit di emigrantë.

Boçi e cilëson këtë si një ‘samit me turp brenda’, ndërsa shkruan se, arvanitasit janë dëshmi e gjallë se prania arbërore në Ballkan është shumë më e hershme se shtetet e sotme.

Reagimi i deputetit Luçiano Boçi:

Në një video me karakter historik përgjatë Samitit të diasporës, arvanitasit u konsideruan ‘emigrantë’!?

Çfarë turpi?!

Arvanitasit nuk janë ‘emigrantë’.

Janë dëshmi e gjallë se prania arbërore në Ballkan është shumë më e hershme se shtetet e sotme.

Të përdorësh termin ‘emigrant’ për një komunitet të vendosur aty prej shekujsh është një mashtrim historik me qëllim politik.

Ata janë pasardhës të popullsive arbërore që janë vendosur në Greqi që në Mesjetë, shekuj para se të ekzistonin shtetet moderne dhe kufijtë e sotëm.

Pra nuk bëhet fjalë për emigracion në kuptimin aktual, por për një prani historike të hershme, të rrënjosur dhe të njohur nga vetë historiografia.

Ky nuk është Samit, është propagandë e rrezikshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco