Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

‘Rama mesazh BE', Burimi: S’lëviz nga agjenda ime, pavarësisht presioneve!

18:53, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama po i dërgon një mesazh të qartë dhe sfidues Bashkimit Evropian dhe opozitës në vend, duke theksuar se nuk do të lëvizë nga agjenda e tij politike pavarësisht presioneve.

Kjo është qasja e analistit Genc Burimi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, ndërsa konteksti vjen në një moment ku paralelizmat mes qeverisjes së tij dhe asaj të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, janë bërë më të theksuara se kurrë.

Sipas Burimit, thelbi i mesazhit të Ramës është i dyfishtë. Nga njëra anë, ai i drejtohet Partisë Demokratike duke i thënë se mund të "ëndërrojnë" për zgjedhje të parakohshme, dhe nga ana tjetër, i drejtohet Evropës se mund të "ëndërrojnë" ta bllokojnë, por ai do t'i qëndrojë besnik kalendarit të tij elektoral, me zgjedhjet lokale në 2027 dhe ato të përgjithshme në 2029.

Kjo deklaratë force, thekson analisti, interpretohet si një sinjal i palëkundshmërisë dhe një plani afatgjatë për të qëndruar në pushtet.

Burimi tha se krahasimi me Viktor Orbanin nuk duhet të fokusohet në etiketime ideologjike si "konservator" apo "anti-Soros", por në thelbin e modelit të tij qeverisës: kapjen e të gjitha pushteteve, kontrollin e medias dhe korrupsionin e shfrenuar.

Nga ana tjetër, Burimi u shpreh se Evropa duket se po mban një standard të dyfishtë, ku ndryshe nga vëmendja masive, presioni politik dhe numri i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë që u dërguan në Hungari, Poloni apo Rumani në momente kritike elektorale, Shqipëria nuk shihet si një çështje "vitale".

Kjo mungesë vëmendjeje, tha ndër të tjera analisti, i jep atij një ndjenjë sigurie dhe pandëshkueshmërie.

Është një mesazh ndaj europianëve dhe ndaj PD-së. Ju të PD-së mund të ëndërroni për zgjedhje të parakohshme. Ju të Evropës mund të ëndërroni që mund të më bllokoni, po unë jam në vullnetin tim dhe nuk lëviz nga agjenda që janë zgjedhjet lokale të 2027-ës dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2029-ës. Ky është mesazhi që po ju jep Rama të gjithëve. Nuk priti Orbanin sot Rama për të dhënë këtë mesazh, t'i thotë Evropës, e di që është gënjyer, sepse ato mesazhe, dhe njëherë, vlerëso sot dhe njëherë mesazhet e 12 marsit, të ambasadës së Gjermanisë, ambasadës së Suedisë, dhe ato mesazhe ishin mesazhe që ishte e jashtëzakonshme, për të thënë që me Ballukun jeni në gabim. Dhe që në këtë moment Rama çfarë i thotë ndërkombëtarëve? Mbase e kam gabim, unë jam ky që jam dhe nuk lëviz. Çfarë do më bëni? Tjetër mundësi s'keni. Me këtë PD-në sot, çfarë do më bëjë? SPAK-u më duket sot, pak a shumë, i kanë bërë një shiringë SPAK-ut dhe e kanë bërë në një gjendje pak shumë apatike.

Ose SPAK-u rrëzon, ose PD-ja në protesta, por në këtë rast duhen protesta shumë më të mëdha, masive që s'më duket sot se është e mundshme. Prandaj Rama sot është i qetë.  Nëse keni sot dëshirë në Shqipëri, një dëshirë rotacioni, si në Hungari, dhe shpresoj të ishte dëshirë e madhe.  Duhet të merrni nga diskursi i Evropës, ajo që i intereson atyre që duan në Shqipëri ndryshimin. Në diskursin e Evropës për Orbanin, çfarë theksohej? Që Orbani kishte kapur të gjitha pushtetet. Dhe merrni që Orbani ishte konservator, po konservator është dhe Le Peni. Ç'është kjo llogari? Ç'punë  ka Shqipëria të hyjë në këto probleme konservatorizmash? Konservatorë janë dhe mullahët në Iran. Orbani ishte anti-Soros. Po anti-Soros është dhe mollahët. Shikoni, mos futemi në tema që s'i interesojnë Shqipërisë, këtyre, në Shqipëri duan ndryshimin. Këtyre që duan ndryshimin sot në Shqipëri, duhet të vënë theksin pikërisht tek ato fenomene tek Orbani që denoncon Evropa, në mënyrë që Evropa të gjendet në diapazon me Shqipërinë. Ka një Orban, dhe Shqipëria ka një njeri si Orbani.

Sepse pikërisht, sepse pikërisht sot Rama këtë i ka thënë Evropës, unë s'jam si Orbani. Unë jam me juve. Nuk kam me Rusinë, unë jam ukrainas. Dhe prandaj për Evropën sot nuk është Shqipëria diçka vitale. Vitale qe Hungaria. Aty ku është vitale, Evropa, pa Evropën, Orbani do i kishte vjedhur zgjedhjet. Unë gajasem kur dëgjoj që nuk i vjedh zgjedhjet. Do t'i vjedhë nesër nuk e lë. Do t'i vjedhë të gjashtë palë pushtet. Po pse? Sepse Evropa nuk të toleroi, as në Poloni, që fitoi Tusk, pro-evropian e jo pro-Rusi, ose pro-Trumpi, as në Rumani, ku Evropa kishte një rëndësi kapitale të binte Rumania në duart e pro-rusit. E prapë s'fitoi ai. Sepse Evropa sigurisht që çoi, edhe në Hungari po ashtu, numri i madh i vëzhguesve, numri i madh i mediave, bëri që Orbani s'kishte mundësi më të vidhte. Dhe kjo duhet, ky duhet të zgjuar dhe për Shqipërinë, pikërisht duke bërë që Orbani të krahasohet me Ramën te këto anë negative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco