Interes i lartë në Shijak: Rreth 500 demokratë marrin pjesë në zgjedhjet për Kryetar Dege

Interes i lartë në Shijak: Rreth 500 demokratë marrin pjesë në zgjedhjet për Kryetar Dege

16:55, 12/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një pjesëmarrje e konsiderueshme është shënuar në zgjedhjet për Kryetar Dege në Shijak, ku rreth 500 anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Procesi është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe me interes të lartë nga ana e demokratëve shijakas, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për drejtuesin e ri të degës.

Burime nga terreni bëjnë me dije se pjesëmarrja ka qenë mbi pritshmëritë fillestare, duke reflektuar një angazhim të shtuar të strukturave lokale.

Deri në këto momente, procesi vijon normalisht, ndërsa pritet që në orët në vijim të nisë edhe numërimi i votave, i cili do të përcaktojë drejtuesin e ri të degës në Shijak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco