Kryeministri Edi Rama ka vijuar propagandën e tij në lidhje me pagat dhe pensionet në vend. Në podcastin e tij të përjavshëm kryeministri tha se rrogat kanë pësuar një rritje të qëndrueshme ndërkohë që sipas informacioneve zyrtare, paga minimale dhe mesatare në Shqipëri është 20 deri 30 % më e ulët se vendet e tjera të rajonit. Teksa dhjetëra zyrtare të larte te qeverise dhe pushtetit lokal janë dënuar apo janë nën hetim për afera të rënda korruptive, Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria është e para në rajon sa u përket prokurimeve publike.
Syri tv
Teksa Shqipëria vijon të jetë vendi me rrogat më ulëta në rajon, kryeministri Edi Rama në podcastin e tij të kësaj të diele, ka propaganduar se rritja e pagave në Shqipëri është histori suksesi. Gjatë fjalës së tij Rama premtoi se indeksimi i pagave do të ulë ndikimin e inflacionit por qëndroi larg përmendjes së shifrave konkrete të nivelit të pagave, si minimale ashtu dhe asaj mesatare, të cilat në vendet e rajonit janë nga 30 deri në 50 % më të larta se në Shqipëri, ndërkohë që çmimet në vendin tonë janë në nivelin e vendeve të Bashkimit Evropian.
Teksa në këto 13 vite në pushtet, qeveria e tij nuk ka bërë asnjë rritje të qenësishme të pensioneve, duke u mjaftuar me bonuse të cilat më së shumti përdoren për qëllime elektorale, Rama tha se qeveria e tij po përgatit një skemë tjetër për pensionet, e cila bazohej në pagesa ekstra si nga të punësuarit ashtu dhe nga punëdhënësit.
Gjatë podcastit të tij javor, Rama shmangu komentet për çmimet e larta të karburanteve apo produkteve të tjera të cilat po rëndojnë çdo ditë mbi qytetarët shqiptarë.
© SYRI.net