SYRI TV
TEC-i lundrues i prezantuar nga qeveria ka prodhuar praktikisht zero energji, vetëm 130 MWH në 40 ditë, ose 0.006% të prodhimit kombëtar. Ndërkohë, buxheti paguan 2.8 milionë dollarë në muaj për një strukturë që funksionon vetëm 30 minuta në muaj. Ky skandal është denoncuar jo vetëm nga opozita dhe Syri Tv ne emisionin PLUG, por edhe nga portali i specializuar për mjedisin Mjedisi.al, duke e cilësuar si një aferë korruptive me kosto të larta dhe performancë të papërfillshme.
TEC-i lundrues në Vlorë, i prezantuar nga ish zv kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministi Edi Rama, si një zgjidhje strategjike për krizën energjetike në Shqipëri, rezulton të ketë një performancë shumë larg pritshmërive fillestare, ndërkohë që kostot për buxhetin mbeten të larta. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë periudhës 1 shkurt – 10 prill 2026, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka prodhuar në total 2,015,763 MWH energji elektrike.
Ndërkohë, TEC-i lundrues ka kontribuar me vetëm 130 MWH, që përkthehet në rreth 0.006% të prodhimit total – një shifër praktikisht e papërfillshme. Kjo performancë bie ndjeshëm në kontrast me deklaratat e mëparshme, ku projekti u prezantua si një burim që do të siguronte deri në 15% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike në vend. Edhe raportimet më optimiste për vitin 2025 flasin për vetëm 1% kontribut.Të dhënat tregojnë gjithashtu se TEC-i ka qenë në funksion për rreth 30 minuta në muaj, ndërkohë që pagesa mujore për të arrin në 2,835,000 dollarë. Kjo do të thotë se miliona dollarë shpenzohen për një kapacitet që, në praktikë, nuk po përdoret.
Ndërkohë, situata pritet të bëhet edhe më e debatueshme në muajt në vijim. Në gusht përfundon kontrata e qirasë për TEC-in lundrues dhe pritet që KESH të marrë vendim për blerjen e tij. Afera me TEC-et e Ballukut është denoncuar edhe nga portal I specializuar I mjedisit, Medisi.al, e cila është shpërndarë dhe nga eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni. Ky i fundit, përmes një statusi në Facebook, paralajmërojn se, edhe nëse nuk përdoret, çdo ditë që struktura qëndron e ankoruar në port sjell kosto shtesë për qira dhe mirëmbajtje. Syri Televizion ka denoncuar disa herë këtë aferë korruptive përmes investigimit të emisionit “PLUG.
© SYRI.net